Rusia ka kërcënuar platformat e rrjeteve sociale se do të përballen me gjoba, nëse nuk fshijnë postimet të cilat inkurajojnë të rinjtë të dalin në protestat e organizuara nga opozita.
Sipas BBC, Facebooku, Twitteri, TikToku dhe platformat tjera kanë dështuar në përmbushjen e kërkesës së qeverisë së Rusisë për të larguar postimet.
Gjobat mund të jenë deri në 53 000 dollarë, është thënë nga autoritetet.
Kujtojmë se në Rusi po organizohen protesta në mbështetje të liderit të opozitës Alexei Navalny, që është burgosur prej disa ditësh.
Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në protesta masive, përkundër prezencës së madhe të forcave policore. Rrjetet sociale luajtën rol kyç për daljen e të rinjëve në rrugë.
Postimet që promovojnë tubimet u panë qindra miliona herë në TikTok.
Be.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria do vijojë të mbyllet në orën 20:00/ A ju duket i drejtë vendimi i ekspertëve për të mos ndryshuar masat anti-COVID?
-
PO
60.2%
-
JO
35.4%
-
NUK E DI
4.4%
Vota total: 856
Lajme të tjera
-
Lufta ndaj COVID-19 , BE diskuton miratimin e pasaportës për vaksinat
26 Shkurt, 09:26
-
'100 ditë në detyrë, 100 milionë të vaksinuar', Biden po mban premtimin! Në ditën e 37-të si president i SHBA-së, në gjysmë të rrugës
26 Shkurt, 08:54
-
Samiti i BE-së: Vaksinimi anti-COVID merr prioritet të lartë
26 Shkurt, 08:14
-
SHBA ndërmerr goditje ajrore në Siri, cilat janë shënjestrat
26 Shkurt, 07:59
-
Gjermani/ Testet e shpejta COVID do shiten në dyqane, qytetarët do i realizojnë vetë
25 Shkurt, 22:56
-
Merkel: Para verës qytetarët evropianë do pajisen me certifikata vaksinimi për të udhëtuar lirshëm
25 Shkurt, 22:47