MANCHESTER- Një postim në rrjetin social Twitter ka paralajmëruar sulmin terrorist në Manchester të Britanisë së Madhe. 

Emri i personit që ka bërë postimin është i shkruar me gërma arabe, por ndër hashtaget e përdorura prej tij është edhe ISIS. Ai urdhëron sulmin terrorist gjatë koncertit të Ariana Grande në Manchester.

"#IslamicState, #manchesterarena, #arianagrande, #UK, #British

Vriti ata kudo që t'i gjeni. 

E harruat kërcënimin tonë. Ky është terror!",
shkruan terroristi në Twitter.  

Ai dyshohet të jetë pjesëtar i ISIS, ndërsa nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për kamikazin e atentatit pranë sallës së koncerteve apo bashkëpunëtorin e tij. 

[gallery]22395[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com