Kuvendi i Shqipërisë votoi ditën e djeshme pas 12 orësh diskutimesh, debatesh dhe tensionesh të forta projektligjin që i hap rrugë ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.
Por gjatë Kuvendit, është fotografi Agim Rama që na sjell disa detaje që na kanë shpëtuar nga transmetimet televizive.
Edhe pse në seancë po zhvilloheshin debate të forta, mesa duket për katër deputetët e LSI-së nuk kanë qënë mjaftueshëm. Deputetët Monika Kryemadhi, Luan Rama, Kladja Gjosha dhe Petrit Vasili janë parë duke lundruar në rrjetet e tyre sociale pa i kushtuar shumë vëmendje asaj çfarë po ndodhte në sallë.
Në kahun tjetër të Kuvendit por në të njëjtin vend, u panë tre deputetët demokratë Myslim Murrizi, Luan Baçi dhe Nard Ndoka, të pandarë nga njëri-tjetrin.
Ndërkohë edhe jashtë Kuvendit pamjet kanë qenë shumë interesante, deputetja Oriola Pampuri i ka qëndruar shumë “besnike” ngjyrave të partisë së saj, duke zgjedhur blunë për ngjyrën e fustanit të saj. Ndërsa deputetja tjetër, Grida Duma “ka tradhtuar”, duke u veshur me të kuqe.
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha është parë i buzëqeshur nën shoqërinë me Monika Kryemadhin, edhe pse kryetarja nuk dukej edhe shumë e lumtur. Ndërsa brenda në Kuvend, Monika e "tradhëtoi" Berishën me Bashën, me të cilin u pa duke folur në një cep.
Për më tepër ndiqni fotogalerinë e mëposhtme:
JU BEJ NJE THIRRJE NGA ZEMRA O POPULLI YM I DASHUR QE TE HAPIM NJE N.R. LLOGARIE PER SALI BERIDHEN LULUN DHE MONIKEN TU NDIHMOJM TE BLEJN .DY KRIMINELAT NGA NJE KOSTUM NDERSA ZONJES SHTRIGE NJE FUSTAN SE NA DELENDISEN ME KTO VESHJE BASTARDE .KANE TE DREJT SE NDIHMOJN FUKARAN POPULL .
PërgjigjuNormal nga Monika,nderrimi i Berishes me Bashen,Basha esshte 30 vjet me i ri pra ja ben qefim me mire,norma,kjo sdon ndonje zgjaursi
Përgjigju