‘Potencial i jashtëzakonshëm turistik’, Rama thirrje të rinjve: Zgjidhni Arsimin Profesional në sektorin e hoteleri-turizmit

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një postim lidhur me sektorin e turizmit, një prej fushave ku Qeveria pretendon se është zhvilluar shumë vitet e fundit.

Në rrjetin social Facebook, Rama ka publikuar një video, që sipas tij tregojnë potencialin e jashtëzakonshëm turistik.

“Mirëmëngjes dhe me disa sekuenca të potencialit të jashtëzakonshëm turistik e me ftesën për të zgjedhur Arsimin Profesional në sektorin e hoteleri-turizmit, ku po përgatiten profesionistët e rinj, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Sektori i turizmit ka të punësuar afro 43 mijë punonjës, dhe synimi është që ky numër të rritet në afro 74 mijë punonjës në vitin 2030, kjo si rezultat i rritjes së kërkesës për shërbime turistike, rritja e numrit të studentëve që ndjekin arsimin për hoteleri-turizëm, si dhe dëshira në rritje për të punuar në këtë sektor.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?