Pozicionimi i aeroplan-mbajtëseve, Kina i tregon 'muskujt' botës

Pozicionimi i aeroplan-mbajtëseve, Kina i tregon 'muskujt' botës

Aeroplan-mbajtësja e njohur si Tipi 001 është testuar në Kinë dhe do të përdoret zyrtarisht në shtator. Projekti i Fuqisë Kineze me Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare tha më 7 maj se Kina po ndërton një tjetër aeroplan-mbajtëse e cila do të jetë gati në vitin 2022.

Kina ka të ngjarë ta vendosë njërën nga aeroplan-mbajtëset në Detin e Kinës Jugore, një tjetër në Detin e Kinës Lindore dhe të tretën, ta lerë të lirë të lundrojë nëpër botë, thotë Oh Ei Sun, bashkëpunëtor në Institutin e Çështjeve Ndërkombëtare të Singaporit.

"Nuk mendoj se do të shkojnë në sulm, por vetëm shfaqja e forcës, sigurisht është mjaft mbresëlënëse", tha ai.

Efekti parandalues

Kina ka forcën e tretë më të armatosur në botë. Ajo ka më shumë fuqi zjarri se pesë vendet e tjera që konkurrojnë për sovranitetin në Detin e Kinës Jugore prej 3.5 milionë kilometrash katrorë. Të tjerët janë Brunei, Malajzia, Filipinet, Tajvani dhe Vietnami.

Anijet e marinës amerikane kanë lundruar përmes këtij deti 10 herë nën administratën e Presidentit Donald Trump, si një paralajmërim për Kinën për të ndarë rrugën detare. Pekini i quan kalimet, amerikane shkelje të sovranitetit kinez.

Kina, përmes programit të saj të aeroplan-mbajtëseve, dëshiron të përmirësojë aftësitë ajër-ajër, në mënyrë që të "ndalë" çdo palë të tretë që afrohet, thotë Andreë Yang, sekretar i përgjithshëm i Këshillit kinez për Studime të Avancuara të Politikave në Tajvan.

"Mendoj se në thelb do të jetë Deti i Kinës Lindore dhe Deti i Kinës së Jugut, sepse ata po rrisin shfaqjen e forcës dhe të ashtuquajturat strategji aktive të mbrojtjes përgjatë zinxhirit të parë të ishullit", tha ai.

Zinxhiri i parë i ishullit zakonisht i referohet Japonisë, Tajvanit dhe arkipelagut të madh të Azisë Juglindore.

Kina dhe Japonia kanë pretendime të disa pjesëve në Detin e Kinës Lindore. Pekini gjithashtu ka pretendime për sovranitetin mbi Tajvanin, i cili shtrihet rreth 160 kilometra larg territorit kinez dhe gjithashtu ka pretendime në Detin e Kinës Lindore. Ishulli i vetëshpallur sovran po shton forcat e veta ushtarake për t'i rezistuar Kinës. Javën e kaluar Tajvani filloi ndërtimin e një kantieri detar për të prodhuar nëndetësen e saj të parë gjysëm elektrike.

Aeroplan-mbajtësja e dytë dhe e tretë kineze

Aeroplan-mbajtësja e parë kineze, një ish-anije sovjetike, filloi të lundronte pranë bregut lindor të Kinës në vitin 2012 nën emrin e saj të ri, Liaoning. E ndërtuar në vitin 2017, aeroplan-mbajtësja Tip 001 filloi provat vitin e kaluar.

Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua njoftoi në nëntor se ndërtuesit e anijeve kishin filluar punën për aeroplan-mbajtësen e tretë të një "gjenerate të re". Mediat e tjera kineze thonë se aeroplan-mbajtësja e tretë mund të jetë më e madhe dhe më e fuqishme se dy të mëparshmet.

Projekti i Fuqisë Kineze i Qendrës për Studime Strategjike Ndërkombëtare ka mbledhur imazhe satelitore mbi një kantier detar në Shangait, të cilat tregojnë një hark dhe pjesën kryesore të një "anijeje të madhe". Ajo e quan aeroplan-mbajtësen Tipi 002.

"Entuziastët e armëve kineze dhe vëzhgues të huaj kanë pohuar për një kohë të gjatë se Kina ka filluar të ndërtojë aeroplan-mbajtësen e saj të tretë në Kantierin Jiangnan të Shangait, duke spekuluar se ajo do të jetë më e madhe dhe më e fuqishme se Liaoning dhe aeroplan-mbajtësja e dytë", shkruante në nëntor gazeta shtetërore e lajmeve China Daily.

Teknologjia kineze e aeroplan-mbajtëseve ende ka nevojë për "shumë përmirësime" në drejtim të teknologjisë dhe trajtimit të avionëve luftarakë me bazë, tha Andreë Yang.

Por një flotë aeroplan-mbajtësesh e çdo lloji, veçanërisht me avionë në bordin e saj, do të alarmonte vendet e tjera, thonë ekspertët.

Kina do ta shihte aeroplan-mbajtësen e saj në Detin e Kinës Jugore si një "kundërpeshë" ndaj anijeve të marinës amerikane që kalojnë pranë bregut perëndimor të Tajvanit në të njëjtit det, thotë Eduardo Araral, profesor i asociuar në shkollën e politikës publike të Universitetit Kombëtar të Singaporit. Normalisht, kinezët "tregojnë muskujt" e tyre pasi Shtetet e Bashkuara bëjnë një veprim, thotë ai.

Nga ana tjetër, nëse një aeroplan-mbajtëse amerikane, dërgohet në Detin e Kinës Jugore, mund të përfundojë të përballet me aeroplan-mbajtësen kineze, thotë Oh Ei Sun, bashkëpunëtor në Institutin e Çështjeve Ndërkombëtare të Singaporit

Vende të tjera aziatike që kanë pretendime për rreth 90% të të gjithë detit - ndoshta nuk do të kenë shumë opsione nëse një aeroplan-mbajtëse kineze nuk vepron, thotë zoti Araral.

"Reagimi do të vijë kur aeroplan-mbajtësja do të patrullonte rregullisht dhe së bashku me një flotë anijesh të tjera," thotë ai. "Atëherë kjo do të nervozonte vendet fqinje."

Dërgimi i një aeroplan-mbajtëseje në Detin e Kinës Jugore do të "detyronte" pretendentët e tjerë terrotorialë aziatikë të kërkonin ndihmën e qeverisë amerikane, duke forcuar një aleancë anti-kineze të vendeve me vendet aleate perendimore, thotë Fabrizio Bozzato, një ekspert me Shoqatën e Hulumtime të Strategjisë në Tajvan.

Këta aleatë mund të dërgojnë në përgjigje "forca masive detare" duke përfshirë aeroplan-mbajtëset e tyre në det, tha ai./VOA/

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen