Pozitë-opozitë, të ndarë më
5 maj, Nishani shmang Ramën
Politika e kujtoi dhe këtë 5 Maj e ndarë në dy kampe, ndonëse Shqipëria është në prag të përkujtimit të 70-vjetorit të çlirimit nga pushtuesit nazi-fashistë.
Politika e kujtoi dhe këtë 5 Maj e ndarë në dy kampe, ndonëse Shqipëria është në prag të përkujtimit të 70-vjetorit të çlirimit nga pushtuesit nazi-fashistë. Dy kampet politike kanë ruajtur një “distancë” kohore prej gjysmë ore dje për të nderuar të ndarë dëshmorët duke mos e gjetur gjuhën e përbashkët. Ndërkohë që kreu i shtetit Bujar Nishani ka preferuar të bëjë homazhe të busti i Feti Voglit dhe vizitë në shtëpinë e tij, duke shmangur Ramën te varrezat e dëshmorëve. Mazhoranca, e përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta e ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ishin të parët që bënë homazhe, ndërsa opozita iu bashkua ceremonisë përkujtimore të organizuar nga Bashkia e Tiranës. Gjatë ceremonisë që zgjati një orë, Rama, Meta e Kodheli vendosën kurora me lule në monumentin “Nëna Shqipëri”, ku u ekzekutua himni kombëtar.
Meta tha se “Është një 5 Maj i veçantë pasi është në prag të 70-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, është një ditë, kur të gjithë përulemi, me mirënjohje përpara veprës së Qemal Stafës, të Vojo Kushit, të Margarita Tutulanit e të mijëra yjeve të tjerë, djemve e vajzave më të mira të Shqipërisë që i dhanë të ardhmes së Atdheut, gjakun e tyre, jetën e tyre e natyrisht ëndrrat e tyre”. Ndërsa ministrja e Mbrojtjes Kodheli e shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, gjeneralmajor Bazo, bënë homazhe e vendosën kurora me lule pranë varrit ku prehet Dëshmori i Atdheut, kapiten Feti Vogli, që ra në krye të detyrës gjatë kryerjes së misionit paqeruajtës në Kandahar të Afganistanit, më 20 shkurt 2012. Ata kryen homazhe dhe pranë varrezave ku prehen trupat e pilotëve që kanë shërbyer në FA dhe kanë dhënë jetën e tyre në krye të detyrës. Dhe deputetët e LSI-së, Luan Rama, Petrit Vasili e Kejdi Mehmetaj, bënë homazhe në bustin e Qemal Stafës në Tiranë.
Në respekt të 5 Majit, pjesë e ceremonisë ishin një grup ambasadorësh mes tyre ai amerikan, britanik, rus e gjerman. Pasi ishin larguar kreret e mazhorancës, Varrezave të Dëshmorëve iu drejtuan politikanët e opozitës në tingujt e bandës së bashkisë së Tiranës. Krahas disa figurave qendrore të PD-së homazheve iu bashkua edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Kreu i PD-së Lulzim Basha, deklaroi se “Detyra jonë sot, jo vetëm të ndërtojmë dhe kujtojmë sakrificën e të rënëve për liri, por të bëjmë çdo përpjekje për mos të tradhëtuar këto ideale. 70 vite pas përfundimit të luftës antifashiste, duke nderuar të rënët e kësaj lufte, kujtojmë gjithashtu se u deshën dekada të tëra, që idealet për të cilat ata u flijuan të jetësoheshin”, tha Basha. A.A
Shkrimi u publikua sot, 6 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
6%
Vota total: 2835
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18