Paul Pogba pritet që t'i japë fund karrieres me futbollin e luajtur në moshën 30-vjeçare. Pasi rezultoi pozitiv në testet e dopingut, mesfushori francez i Juventusit në Serie A do dënohet me katër vite mungesë në çdo aktivitet. Kjo është masa e kërkuar nga prokurorët e FIGC.
Prokuroria kërkon që Pogba të pezullohet për katër vjet, gjë që ka të ngjarë të nënkuptojë fundin e karrierës së tij. Pogba prej kohësh kishte probleme me dëmtimet dhe më pas erdhi lajmi tronditës se ai dështoi në testin e dopingut.
Të vendosur përballë këtij fakti, "Zonja e Vjetër" duket se do pezullojë rrogën e lojtarit, duke qenë se ai është ndër futbollistët më të paguar në Serie A. Mesfushori francez dyshohet se e mori medikamentin e ndaluar në turneun që ekipi i tij zhvilloi në SHBA gjatë kësaj vere.