PPE, Daul: PD të votojë reformën
vendimtare për kauzën e integrimit

PPE, Daul: PD të votojë reformën<br />vendimtare për kauzën e integrimit
Konsensusi mes mazhorancës dhe opozitës për miratimin e reformës në drejtësi ditën e nesërme, është përshëndetur edhe nga Partia Popullore Europiane.

Presidenti PPE, Joseph Daul ka deklaruar se Kuvendi duhet të votojë në seancën e të enjtes paketën kushtetuese të reformës.

Ai i bën thirrje Partisë Demokratike që të votojë ndryshimet kushtetuese dhe të tregojë përkushtimin ndaj kauzës europiane të Shqipërisë. Daul vlerëson edhe rolin e kryedemokratit Lulzim Basha në procesin e negociatave të reformës. 
 
Deklarata e plotë e Daul:
 
"Ne kemi ndjekur nga afër zhvillimet dhe negociatat mbi projektreformën e gjyqësorit në Shqipëri. Kjo reformë është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.
 
Ndërsa bisedimet kanë qenë shpesh herë të vështira dhe komplekse, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka negociuar me sukses dhe ka kontribuar për një rezultat të frytshëm. Basha ka treguar lidership për të dy, si për partinë ashtu edhe për vendin e tij, duke luajtur një rol të rëndësishëm në arritjen e një marrëveshje që i shërben interesave të të gjithë popullit shqiptar
", u shpreh presidenti i PPE, Joseph Daul.
 
"Një sistem drejtësie i pavarur dhe transparent mbetet një nga elementët kryesorë të nevojshëm për një vend demokratik", thekson më tej Daul.
 
"Shqiptarët meritojnë të ketë një sistem drejtësie, ku asnjë qytetar nuk është mbi ligjin dhe ku nuk lulëzon korrupsioni".
 
"Ne jemi të gatshëm për të ndihmuar dhe mbështetur partnerët tanë shqiptarë në krijimin e një sistemi drejtësie të pavarur. Vota e ditës së nesërme për paktën e reformës në drejtësi do të jetë një hap për integrimin e Shqipërisë në BE dhe baza për një të ardhme më të mirë për popullin e saj. Partitë politike shqiptare dhe deputetët, duke përfshirë edhe Partinë Demokratike, duhet të tregojnë përkushtimin e tyre ndaj kauzës europiane dhe për të përmbushur pritjet e qytetarëve të tyre, për të kaluar këtë legjislacion të reformës në drejtësi", thekson numri një i PPE.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike