“Zgjerimi i Bashkimit Europian ka qenë një nga politikat më te suksesshme europiane për të sjellë liri, demokraci, paqe dhe zhvillim ekonomik për vendet qe duan t’i bashkohen Unionit tonë. Por mbi të gjitha, ai solli shpresë për njerezit që besojnë fort se e ardhmja e tyre është në BE. Në fakt, PPE ka qenë forca e vetme politike që ka promovuat aktivisht agjendën e zgjerimit. Prandaj jam i kënaqur që shoh se Komisioni Juncker ka paraqitur një plan konkret për të sjellë vendet e Ballkanit Perendimor në Bashkimin Europian. Në veçanti, përgëzoj zëvendëspresidentin e PPE dhe Komisionerin për Zgjerimin Johannes Hahn për përpjekjet e tij të palodhura për realizimin e Strategjisë së Ballkanit Perëndimor.
Vendet e Ballkanit Perëndimor janë partnerët tanë më të afërt dhe gjeografikisht janë brenda kufijve të BE. PPE do të vazhdojë të jetë e gatshme dhe e angazhuar për të mbështetur integrimin e tyre në BE dhe t’i ndihmojmë në rrugën e reformave. Por shumë mbetet për t’u bërë.
Zbatimi i reformave të nevojshme dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve dypalëshe mbeten parakushte të qarta për anëtarësimin në BE. Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të vazhdojnë të luftojnë kundër korrupsionit, të udhëhequr nga sundimi i ligjit, duke vënë në funksion një sistem të pavarur drejtësie, duke tërhequr investime të reja dhe duke krijuar vende të reja pune dhe mirëqenie për qytetarët e tyre, veçanërisht për rininë. PPE mbetet e angazhuar që vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen familjes evropiane, por ne presim gjithashtu që partnerët tanë të zbatojnë reformat për të cilat janë angazhuar për të mirën e popujve të tyre dhe rajonit si i tërë. Për fat të keq, shumë nga udhëheqësit aktualë në rajon janë dukë ndërmarrë një drejtim krejt të ndryshëm nga ai që kërkohet prej Bashkimit Europian.”
Shënim: PPE është partia më e madhe e qendrës së djathtë dhe më me influencë në nivel europian, e cila përfshin 79 parti anëtare nga 41 vende, Presidentët e Komisionit Europian, të Këshillit Europian dhe të Parlamentit Europian. Është grupi më i madh në Parlamentin Europian.
(Deklarata e Partisë Popullore Evropiane në uebsajtin e saj)
s.k/Shqiptarja.com