PR ankimon në Gjykatë ligjin e
Pronave: Është antikushtetues

PR ankimon në Gjykatë ligjin e<br />Pronave: Është antikushtetues
Menjëherë pas ankimimit që Presidenti i vendit, Bujar Nishani i ka bërë ligjit të pronave, të miratuar nga qeveria, në Gjykatën Kushtetuese, në të njëjtën linjë duket se ka qenë edhe Partia Republikane e cila po ashtu e ka ankimuar këtë ligj.
 
Sipas Partisë Republikane që paraditen e së mërkurës dërgoi ankimimin e saj në Kushtetuese, ky ligj ndonëse u miratua në Parlament shkel të drejtat e ish pronarëve, ndërkohë që konsiderohet si antikushtetues.
 
Ky ankimim erdhi pas atij të bërë më 23 janar nga Nishani, i cili dy ditë pas rrëzimit të dekretit të tij në Kuvend për rishqyrtimin e ligjit të pronave e çoi atë në Kushtetuese.

Në relacionin e Nishanit thuhej se, ligji cënon parimet bazë të sigurisë juridike dhe barazisë para ligjit, duke zhbërë konceptin e ekonomisë së tregut si dhe bie ndesh me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe standardin e vendosur nga Gjykata Evropiane e Të Drejtave të Njeriut”.

Përpara se Nishani ta çonte këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese kanë qenë ish pronarët që dolën në një protestë në ditën kur në Parlament do të votohej ky ligj dhe rishqyrtimi i kërkuar nga Presidenti.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima