Pr/buxheti 2012, nesër
shqyrtimi nen per nen ne Kuvend

Pr/buxheti  2012, nesër<br />shqyrtimi nen per nen ne Kuvend
TIRANE- Projektbuxheti i shtetit për vitin 2012 do të shqyrtohet nga dita e nesërme nen për nen në komisionet parlamentare, të cilat do ia përcjellin më pas për miratim Kuvendit në seancën plenare të 5 dhjetorit.

Sipas rregullores kuvendore, pas miratimit në parim të këtij p/ligji në Kuvend më 25 nëntor, komisioni i Ekonomisë fillon diskutimin e tij nen për nen, duke mbajtur parasysh problematikën e trajtuar nga komisionet e përhershme ose nga Kuvendi, në seancën e fundit plenare.

Miratimi në parim i dokumentit më të rëndësishëm financiar të qeverisë u bë në orët e para të mëngjezit të datës 26 nëntor, pas një seancë debati që zgjati rreth 14 orë. Lgji i buxhetit u miratua me 74 vota pro dhe 56 kundër.

Opozita votoi kundra projekt buxhetit duke deklaruar se qeveria nuk merr parasysh krizën ekonomike në të cilën ndodhet vendi, dhe se shifrat e rritjes ekonomike të publikuara janë jo të vërteta pasi nuk konsiderojnë inflacionin dhe borxhin.

Kryeministri Berisha e cilësoi pr/buxhetin e shqiptarëve si më të mirin në historinë e vendit.

PS propozoi 8 pika të cilat nëse do të pranoheshin nga maxhoranca do të jepnin votën e tyre pro për pr/buxhetin por propozimet e PS nuk u moren parasysh nga mazhoranca.
8 propozimet e PS ishin
1 Pranojeni që ju si kryeministër dhe ne si deputetë të paguajmë më shumë tvsh për pagën, dhe hiqja mësuesit, infermierit.
2- Paguajnë dy herë më shumë taksa, siç thashë për sheqer, vaj, barna, energji, ne nuk e pranojmë këtë padrejtësi. Tvsh e bukës, miellit të kushtojë 17% me pak.
3- Sot shqiptarët paguajnë 10% tvsh për barnat për shërbimet shëndetësore, ti 3 herë më pak, dhe unë 2 herë më pak. Deklarohu që ti dhe unë të paguajmë më shumë.
4- Një litër naftë për fermerët blihet 1700 deri 1800, 800 është vetëm tvsh-ja jote, ta ulim.
5- Sot popullata paguan 20% tvsh të energjisë, ne themi ule në 6%.
6- Sot të gjithë fëmijët, paguajnë tvsh-në e libirit, hiqe.
7- Të zgjidhim përfundimisht çështjen e pronës. Të ngrejmë një Komietet, parashikoje në buxhet.
8- Të përndjekurit që kanë mbushur 75 vjeç, t’i bëhet dëmshpërblimi i menjëhershëm.

Ministri i Financave, Ridvan Bode, duke folur në emër të grupit parlamentar demokrat, theksoi se ekonomia shqiptare gëzon një qëndrueshmëri dinamike dhe tregues të stabilitetit makroekonomik.  "Do të vazhdojmë të kemi një rritje të GDP me 2-3 herë, tha ministri Bode, i cili vuri theksin tek qëndrueshmëria e sistemit bankar; lehtësitë fiskale në rritjen e produktivitetit të biznesit dhe potencialeve të këmbimeve të tregut, transparencën e reformave fiskale, mbajtjen nën kontroll të borxhit të brendshëm, rritjen e eksporteve, tregues aktualisht më i lartë në Evropën Lindore e Qendrore, etj.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin