Pr/buxheti 2012 për Tiranën
Miratohet me 4 vota diferencë

Pr/buxheti 2012 për Tiranën<br />Miratohet me 4 vota diferencë
TIRANË Buxheti i Tiranës është miratuar mbrëmë, 28 dhjetor, pas një mbledhje maratonë që ka zgjatur plot 5 orë, vetëm me votat e mazhorancës. Këshilltarët e PS-së, duke e cilësuar një buxhet euforik, kanë deklaruar votën kundër, pasi sipas tyre është e pamundur që të mblidhen rreth 60 për qind më shumë të ardhura se një vit më parë. Buxheti i Tiranës së 2012 morri 29 vota pro dhe 25 vota kundër. Këshilli Bashkiak i Tiranës kishte në axhendë një nga mbledhjet më të rëndësishme për miratimin e buxhetit të ri, megjithatë filloi 35 minuta vonesë me urdhër te kryebashkiakut Basha në pritje të përfundimit të analizës së kryeministrit Berisha. Një veprim të tillë këshilltarët socialistë e denoncuan që në fillim kur vetë kryetari i këshillit Njazi Kosovrasti pranoi se kjo është arsyeja e shtyrjes së mbledhjes.

DALIPI: BASHA SHTYU MBLEDHJEN PËR ANALIZEN E BERISHËS
Kryetari i grupit të këshilltarëve socialistë, Aldrin Dalipi, duke i kërkuar sqarime Kosovrastit, tha se “si mundet një qytetar i Tiranës me emrin Sali Berisha te ketë ndikim në sallën e këshillit bashkiak të Tiranës duke penguar në këtë mënyrën dhënien e seancës live në media. Ky është një turp, nuk është normale. Ne kemi votën e qytetarëve dhe askush s’ka të drejtë të krijojë probleme të tilla”.
Ndërkohë debati për buxhetin sapo ka nisur dhe pas disa replikave mes këshilltarëve socialistë dhe atyre demokratë po bëhet një pushim për të rinisur sërish mbledhja. Tensioni u krijua menjëherë sapo nisi debati, pasi këshilltari i PS-së Dalipi e akuzoi kryetarin e Bashkisë, Lulzim Basha, se ka mbajtur të fshehur projekt-buxhetin e vitit 2012. Ai i tha se vetëm para 3 ditësh e kemi marrë këtë projekt në dorë, ndërkohë që duhej ta kishim që në muajin nëntor. Sipas Dalipit as në seancat këshillimore me njësitë bashkiake Basha nuk ka dhënë asnjë kopje për krerët e minibashkive. Gjithashtu ai i ka kërkuar sqarime Bashës për shifrën 70 milionë dollarë që ka deklaruar, pasi sipas Dalipit nuk argumentohet se ku do gjenden lekët.

BASHA: PROJEKTI QË I DUHET TIRANËS
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, në fjalën e tij ka thënë se ky është një projekt i domosdoshëm për kryeqytetin, për ta çuar atë në nivelin e kryeqyteteve të tjera evropiane. Fondi i vënë në dispozicion për bashkinë e Tiranës është i nevojshëm, sipas Bashës, për të përballur mangësitë që hasen në kryeqytet. “Do rehabilitohen hapëisrat e gjelbëruara, vënia e mushkërive të reja të Tiranës është e domosdoshme.
Buxheti i dedikon një sasi të mjaftueshme mirëmbajtjes ekologjike të kryeqytetit, sepse duhen ndërmarrë masa rrënjësore, duke qenë se ndotja është në nivle të papranueshme.
"Trafiku në Tiranë do kontrollohet nga një qendër e vetme, e cila është në fazën e projektimit. Projekti “Smart City” është një projekt ambicioz për Tiranën dixhitale", tha ai.
Vëmendje të veçantë Bashkia i ka kushtuar mbështetjes me fonde të politikave të saj sociale. Kështu parashikohet ngritja e 6 qendrave të reja sociale, bonusi i qerasë për familjet në nevojë, janë parashikuar lehtësira fiskale për kategoritë në nevojë, pensionistët dhe veteranët. Ndërkohë, vitin e ardhshëm do të fillojë Programi i Integrimit të të Pastrehëve, do të fillojë funksionimi i banesave sociale, sikundër do të bëhen studime dhe projektime për ndërtimin e banesave të reja sociale nëpërmjet partneritetit publik-privat. Aplikim online për lejet dhe licensat është një tjetër reformë e rëndësishme që parashikohet nga Bashkia. Ndërkohë, edhe sporti nuk ka mbetur jashtë vemendjes së buxhetit. Kështu në vitin e ardhshëm Bashkia ka rezervuar 80 milionë lekë për klubin e futbollit të Tiranës, por edhe fonde te tjera për aktivitete të tjera sportive.


PS - PD REPLIKA PËR PYETJET
Pas fjalës së kryebashkiakut e djathta ka kërkuar 10 minuta pushim për përgatitjen e pyetjeve. Pushimi ka zgjatur për më shumë se 30 minuta e fill pas tij, këshilltarët kanë debatuar lidhur me këmënguljen e demokratëve për të paraqitur pyetjet me shkrim për kryebashkiakun.
“Ne nuk do bëjmë pyetje me shkrim. Basha të përgjigjet sot në sallë për pyetjet tona”, tha kryetari i grupit të këshilltarëve të majtë, Aldrin Dalipi.
“ Ne kërkuam që pyetjet të behën me shkrim në mënyrë që të jenë edhe përgjigjet e qarta. Polemika pa fund sic sapo filluam nuk janë të frytshme”, iu përgjigj Ferdinand Poni pas të cilit u vendos që pyetjet të bëhen direkt në sallë.


GAZHELI: SHPENZIMET PARASHIKOHEN 1 MILION KUR AQ JANË TË ARDHURAT
Këshilltari i majtë Gent Gazheli ka deklaruar se në buxhetin e bashkisë parashikohet që shpenzimet të jenë të paktën 1 milion dollarë kur aq parashikohen edhe të ardhurat.
“Ka një parashikim mbi 50% më shumë se niveli i parashikuar në 2011. Kjo ndodhi atehere kur rënia e të ardhurave ishte 2%. Ne e bazojmë projeksionin tonë në luftën kundër infromalietit, arritem në një muaj të zbulojmë mbi 400 biznese të parregullta. Me luftën kundër informalitetit do arrijmë të rrisim të ardhurat e bashkisë”, tha Basha.



PS: HEQJA E TAKSËS, PARASHIKMI PËR 2012?
Po sipas këshilltarëve të majtë është trumbetuar si arritje e madhe heqja e taksë së automjetit dhe është zvendësuar me atë të mjeteve të përdorura. Ata kanë kërkuar të dijnë se si mundet që parashikim për 2012 të jetë më i lartë se i 2011.
“Përllogaritja është pjesë e asaj që iu përgjigja për pr/buxhetin. Modernizimi i struktures do sjellë edhe eficiencë në modelin e mbledhjes së taksave dhe do të rrisë në këtë mënyrë edhe mbledhjen e të ardhurave. E riktheksoj që ky është buxhet konservator”, deklaroi kryebashkiaku. /aq/ah/sgshqiptarja.com



  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)