TIRANE-Komisioni i Ekonomisë nis sot shqyrtimin e pr/buxhetit të shtetit për vitin 2012, mes premtimeve entuziaste të qeverisë për investime dhe skepticizmit të opozitës për nivelin e lartë të borxhit të brendshëm. Ministri i Financave, Ridvan Bode: Kemi marrë në konsideratë edhe krizën e eurozonës . Deputetja PS: Do riktheheni me rishqyrtim të buxhetit.
BODEMinistri i Financave, Ridvan Bode e quajti pr/buxhetin e 2012, si “konservator” ku janë marrë në konsideratë „potencialet ekonomisë shqiptare“ dhe "krizën e eurozonës". Bode tha se është fakt se ekonomia shqiptare ka një ritëm të lartë zhvillimi. “Rritja mesatare në 3 vitet e fundit ka qenë 3%, ndërsa rritja ekonomike për vitin 2012 parashikohet të jetë 4.3%. Inflacioni ka rënë me 11.8%. Të ardhurat 356 mld lekë, rritja 8%”. Më pas ministri është vënë në dispozicion të pyetjeve të deputetëve, anëtarë të komisionit.
KODHELI: S`PASQYRUAT REKOMANDIMET FMN Nënkryetarja e komisionit parlamentar të ekonomisë, deputetja socialiste Mimi Kodheli tha se qeveria nuk kishte pasqyruar në pr/buxhet rekomandimet e FMN-së.
“Nuk ka vëmendje ndaj krizës në pr/buxhet... do të riktheheni me rishikim të buxhetit“... nënvizoi Kodheli duke shtuar se me këtë pr/buxhet, borxhi 59. 4 % në 2012 do kapërcejë 60 /%”.
Nënkryetarja e komisionit të Ekonomisë shtoi gjithashtu se reformat strukturore nuk kanë qenë efikase dhe se BERZH jep një shifër më të ulët se 2.5 % sa i përket rritjes ekonomike.
REKOMANDIMET FMN FMN i ka kërkuar qeverisë shqiptare që t’i kushtojë kujdes më të madh uljes së borxhit publik, i cili është në nivele të pazakonta, sipas ekspertëve të tij. Po ashtu edhe opozita socialiste ka shprehur shqetësim “për nivelin e konsiderueshëm të borxheve”.
(s.g.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.7%
-
Jo
51.4%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 12437
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Katolikët, besimtarët më të devotshëm në Shqipëri
12 Janar, 13:49
-
Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, Anira Gjoni në Report Tv: Qarqet më problematike Vlora dhe Gjirokastra
12 Janar, 13:41
-
FOTO/ Parku kombëtar i Shebenikut me borë! Lëvizja e detyrueshme me goma dimërore e zinxhirë
12 Janar, 13:41
-
Bora në qarkun e Shkodrës, Aksi Kir - Shosh i bllokuar! Disa fshatra pa drita, OSHEE në terren
12 Janar, 13:35
-
AMP aksion blic në terren, inspekton lokalet e natës për drogë, lojra fati e muzikë jashtë orarit
12 Janar, 13:13
-
Tritol hotelit në Theth, pamjet e aksionit të policisë në mes të borës për arrestimin e autorit
12 Janar, 13:08
-
Shkodër/ Tritol hotelit në Theth, ja kush janë pronarët (EMRAT)
12 Janar, 12:57
-
Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe "koka" të tjera
12 Janar, 12:48
-
Diaspora ‘dyndet’ në aplikacion, mbi 4100 aplikime 24 orët e para
12 Janar, 12:47
-
VIDEO/ 'Më bënë dhunues të nënës sime apo skizofren me kartelë”, Rama: Katrani i madh çoi avokatët të bënin paqe ‘se kështu e ka politika’
12 Janar, 12:33
-
Alban Daci: Listat e hapura ose të mbyllura dhe partitë e reja!
12 Janar, 12:27
-
'Babale 2' Rama paralajmeroi padi për kallëzim të rremë! Reagon Bardhi, sulmon SPAK: 7 pyetjet pa përgjigje
12 Janar, 12:21