TIRANE- Projektbuxheti i shtetit për vitin 2012 rikthehet në shqyrtim të deputetëve. Ai do të shqyrtohet duke filluar nga dita e sotme në komisionet përkatëse parlamentare nen për nen.
Pas kësaj faze, komisionet do t'ia përcjellin atë Kuvendit për miratim në seancën plenare të 5 dhjetorit. Sipas rregullores së Kuvendit, pas miratimit në parim të këtij projektligji në Kuvend më 25 nëntor, komisioni i Ekonomisë fillon diskutimin e tij nen për nen. Miratimi në parim i dokumentit më të rëndësishëm financiar të qeverisë u bë në orët e para të mëngjesit të datës 26 nëntor, pas një seance debate maratonë, që zgjati rreth 14 orë, siç ka ndodhur edhe në vitet e kaluara.
Ligji i buxhetit, i miratuar me 74 vota pro dhe 56 kundër, nuk arriti të marrë as edhe një nga votat e opozitës, e cila e kritikoi projektin - e përgatitur nga Financat dhe të kaluar në një nga mbledhjet e fundit të Këshillit të Ministrave - veç të tjerash, për fonde të pamjaftueshme në uljen e varfërisë dhe papunësisë në vend, si dhe duke kërkuar kryerje të reformave në fusha të tjera.

LAJMET MË TË VLERËSUARA