PR, dorëhiqen nënkryetari Neritan
Alibali dhe sekretari politik Baze

PR, dorëhiqen nënkryetari Neritan<br />Alibali dhe sekretari politik Baze
TIRANE - Pas nënshkrimit të marrëveshjes së Partisë Republikane dhe Partisë Demokratike për koalicion të përbashkët në zgjedhjet e qershorit Partia Republikane ka humbur dy prej figurave të saj.

Në takimin e kryesisë së Partisë Republikane nënkryetari i kësaj force Neritan Alibali si dhe sekretari për çështje politike Olsi Baze kanë deklaruar se nga sot dorëhiqen dhe nuk do të jenë më pjesë e Partisë Republikane.

Largimi i tyre nga drejtimi i strukturave të partisë është justifikuar me një tërheqje për arsye personale nga politika.

Dorëheqja e dy anëtarëve të PR vjen në një kohë kur Partia Demokratike me të cilën është nënshkruar tashmë një marrëveshje koalicioni refuzoi propozimin e republikanëve për të kandiduar Agron Dukën në Bashkinë e Durrësit.

Agron Duka kryetar i asamblesë së PR
Pak orë pas përfundimit të asamblesë u mësua se Agron Duka është zgjedhur kryetar i Asamblesë së PR-së. Po ashtu është votuar unanimisht që dy nënkryetarët e partisë, Neritan Alibali dhe Aleksandër Garuli të mos mbajnë më këto poste, por të bëhen këshilltarë politikë të kryetarit Mediu. Asambleja votoi gjithashtu që Arjan Madhi dhe Alfred Deshati të jenë nënkryetarët e rinj të partisë, ndërsa Maks Begeja do të jetë drejtor ekzekutiv. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene