PR e pakënaqur nga PD, Duka:
Basha më kërkoi vetë të kandidoj

PR e pakënaqur nga PD, Duka:<br />Basha më kërkoi vetë të kandidoj
TIRANE - Pakënaqësia e shfaqur një ditë më parë nga kryetari i Partisë Republikane për procesin e negociatave me Partinë Demokratike e që lidhet kryesisht me kandidaturën që PR ka propozuar për Durrësin është reflektuar në mbledhjen e strukturave më të larta të PR. Gjatë kësaj mbledhje vetë zoti Agron Duka është shprehur se ka qenë kryetari i demokratëve ai që i ka kërkuar kandidimin për bashkinë e Durrësit si kandidatura më e mirë që mund t’i siguronte fitoren të djathtës në këtë bashki. 

"Partia Demokratike ka vlerësuar kandidaturën e zotit Duka si një kandidaturë jashtëzakonisht e përshtatshme dhe në sondazhet që vetë i ka bërë deklarative Partia Demokratike, zoti Duka vlerësohet si një kandidat fitues." tha Madhi

Nënkryetari republikan Arian Madhi tha gjatë deklaratës për mediat se kryesia e PR ka vendosur që brenda 10 ditëve Asambleja Kombëtare do të vendosë mbi propozimet që ka kjo forcë politike për 61 bashkitë e vendit.

"Asambleja kombëtare brenda 10 ditëve të vendosur, bazuar mbi propozimin e kryesisë për kandidatë për kryetare bashkie dhe këshilltarë të PR që do të garojnë në 61 bashki. Shpreh vullnetin dhe angazhimin e saj me çdo faktor politik i cili orientohet nga parimet e bashkëpunimit transparent." u shpreh ai

Zoti Madhi tha se PR ka një elektorat të qëndrueshëm dhe me rezultate pozitive në përballjet elektorale, e për këtë arsye nuk përjashtohet edhe mundëisa për të shkuar vetëm në këto zgjedhje.

"Ne nuk do të dëshironim shanset që PD të merrte një vendim e cila do të anashkalonte peshën politike dhe marrëdhëniet me çdo Parti tjetër aleate." përfundoi nënkryetari Madhi

Ndonëse Partia Demokratike ka njoftuar mbajtjen e tryezës së aleatëve këtë të mërkurë në orën 17:00, zoti Madhi tha se republikanët ende nuk kanë një ftesë zyrtare, por i bëri thirrje PD-së të reflektojë mbi kërkesat e republikanëve për këtë proces zgjedhor. Sipas tij propozimet e Partisë Republikane i janë parashtruar dy herë PD por ende nuk kanë marrë një përgjigje për këto pretendime.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve