Pr.igji për sektorin e gazit natyror
Gjiknuri: Kontribut në energji
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, u shpreh të mërkurën përpara deputetëve në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese se miratimi i projektligjit “Për sektorin e gazit natyror”, së bashku me miratimin pak kohë më parë të ligjit të ri “Për sektorin e energjisë elektrike”, do të përbëjë një kontribut të rëndësishëm në realizimin e politikave të Qeverisë për mbështetjen e zhvillimit të sektorit energjetik në Shqipëri.
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, u shpreh të mërkurën përpara deputetëve në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese se miratimi i projektligjit “Për sektorin e gazit natyror”, së bashku me miratimin pak kohë më parë të ligjit të ri “Për sektorin e energjisë elektrike”, do të përbëjë një kontribut të rëndësishëm në realizimin e politikave të Qeverisë për mbështetjen e zhvillimit të sektorit energjetik në Shqipëri.
“Projektligji synon amendimin e ligjit ekzistues të vitit 2008, në bazë të implementimit të Paketës së Tretë të Energjisë të Bashkimit Evropian, në drejtim të zhvillimit dhe liberalizimit të sektorit dhe tregut të gazit natyror dhe kjo nismë ligjore është përgatitur me asistencën e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë “-tha Gjiknuri.
Gjatë fazës së hartimit të tij, vijoi kreu i energjitikës, janë marrë parasysh dhe janë reflektuar edhe zhvillimet e kohëve të fundit në legjislacionin shqiptar të cilat direkt apo indirekt kanë të bëjnë me sektorin e gazit.
“Veçanërisht është patur në konsideratë dhe ka gjetur reflektim kuadri ligjor dhe rregullator për zhvillimin e projektit të gazsjellësit Trans Adriatic (projekti TAP), duke garantuar edhe në këtë projektligj të ri vazhdimësi dhe stabilitet në aspektin legjislativ”-tha Gjiknuri.
Projektligj “Për sektorin e gazit natyror” (me 9 kapituj dhe 117 nene) përbëhet nga dy shtylla kryesore:
1-Organizimin dhe funksionimin e tregut të gazit si një treg i rregulluar, i cili në bazë të Paketës së Tretë të Energjisë të BE për sektorin e gazit natyror, do të jetë një treg “plotësisht i hapur/ i liberalizuar”. 2-Ndërtimi dhe funksionimi i infrastrukturës dhe impianteve të gazit (përfshirë aspektin teknik dhe teknologjik), për furnizimin, transportimin, depozitimin dhe shpërndarjen e gazit natyror.
Sipas ministrit Gjiknuri, në rastin e gazit, duke qenë se kemi të bëjmë me një burim energjetik natyror që përfshihet në hidrokarburet (qoftë si gaz natyror apo edhe si gaz shoqërues), aktiviteti për prodhimin e tij rregullohet nëpërmjet legjislacionit “Për kërkimin dhe prodhimin e hidrokarbureve”.
Nëpërmjet këtij projektligji të ri janë parashikuar ndryshime të rëndësishme në kuadrin ligjor për sektorin e gazit, ndryshime të cilat konsistojnë në: Ruajtjen dhe garantimin e stabilitetit ligjor dhe institucional.
Saktësimin e përgjegjësive dhe kompetencave të Ministrisë përgjegjëse për sektorin e energjisë. Rritjen e rolit dhe të përgjegjësive të ERE kryesisht në lidhje me monitorimin e tregut, konkurencën dhe mbrojtjen e konsumatorit. Përcaktimet për përgatitjen e Rregulloreve për aktivitetin e depozitimit nëntokësor të gazit dhe për gazin natyror të lëngëzuar.
Rregullimin e çështjeve të pronësisë në aktivitetin e gazit natyror, duke caktuar saktësisht grupin e te drejtave qe preken, përsa kanë të bëjnë me infrastrukturën dhe instalimet përkatëse. Rritjen e bashkëpunimit ndërmjet subjekteve, organeve shtetërore të përfshira në këtë ligj./ ATSH
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4353
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22