TIRANE-Kryetari i grupit të PS, Balla ka mbledhur grupin parlamentar në 08:30 të mëngjesit në Kryesinë e Kuvendit. Në mbledhje janë diskutuar projektligjet që po shqyrtohen në komisione dhe që do të dërgohen në Kuvend, por edhe për çështjet brenda partisë.

Të enjten do të ketë dy interpelanca në Kuvend. E para do të jetë me Nikollën e kërkuar nga LSI për arsimin e lartë dhe e dyta me Manstirliun kërkuar nga PS për sistemin shëndetësor.

 

d.b/shqiptarja.com