Pr/ligji i PD:Hetim selektiv vetëm
për DIA, jo 6 kompanive të tjera

Pr/ligji i PD:Hetim selektiv vetëm<br />për DIA, jo 6 kompanive të tjera
TIRANË - Shqiptarja.com zbardh detaje te reja nga drafti qe partia demokratike ka depozituar sot ne kuvend per hetim nderkombetar te rasteve korruptive ne CEZ. Por, ajo qe bie ne sy eshte fakti qe demokratet kerkojne nje hetim selektiv vetëm për kompaninë “Debt International Management” me administrator Kastriot Ismailaj.

Ne Nenin 2 pika te projektligjit percaktohet se “Cështja “CEZ SHPËRNDARJE sh.a.”me Qeverinë shqiptare” nënkupton:

a) hetimin mbi ligjshmërinë e veprimeve apo mosveprimeve të funksionarëve publik apo personave privatë, gjatë marrëdhënies midis shoqërisë “Debt International Advisory, DIA” dhe shoqërisë “CEZ SHPËRNDARJE”, si dhe akuzave të bëra publike për veprime korruptive.

Por, ne draftin e parties me te madhe opozitare nuk kërkohet hetim për 6 kompanitë e tjera. Eshte te pakten 7 numri I kompanive ndërmjetëse shqiptare dhe dy të huaja, te cilat gjate vitit gjatë vitit 2012 jane angazhuar në një fushatë për mbledhje të borxheve të CEZ. Keto kompani kanë përfituar miliona euro.  “Debt International Management”, ka përfituar nga CEZ i 649 milion lekë, ose gati 6,5 milion dollarë. Me pas sa I takon shumave te perfituara vijne “CE 2 Services”, “CE 2 Debt Management” dhe Co2 Dept Collection, “CE 2 Services”. “Elite Consulting”, ka përfituar rreth gjysëm milion euro. Nen 1 milion euro ka perfituar Astin, ATU, dhe Constal. Vec kompanive shqiptare ishin dhe kompanine ceke Mercl dhe EOS. Ne draftin e depozituar nga Demokratet nuk permendet emri i asnje prej kompanive te tjera, por vetem Debt International Advisory.



PD dorëzon në Kuvend pr/ligjin për hetim ndërkombëtar të çështjes së CEZ
Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend projektligjin që nëse do të miratohet do t’i hapë rrugë hetimit nga ana e ndërkombëtarëve të gjithë zyrtarëve të përfshirë në skandalin me CEZ. Projektligji i PD parashikon edhe hetim të zyrtarëve të lartë përfshirë këtu ministra, Kryeministrin e kreun e Kuvendit.

Partia Dmeokratike kërkon hetim të gjithë zyrtarëve të lartë të përfshirë në akuzat e ngritura mbi çështjen e CEZ-it. Përmes projektligjit të depozituar në kuvend opozita nuk përjashton askënd nga ky hetim, por kryetari i PD Lulzim Basha ndërsa përshëndeti qëndrimin e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta për këtë cështje i kërktoi që nga fjalët të kalojë në vepra dhe të kalojë të enjten në seancë nismën e demokratëve.
 
Për miratimin e këtij projketligji shefi i opozitës kërkoi edhe mbështetjen e Partisë Socialiste e të kryetarit Rama.
 
"Ky është momenti që nga shprehja të kalojmë në vepra dhe të njëjtën gjë, të njëjtën thirrje i bëj sigurisht edhe PS edhe kreut të saj që është kreu i ekzekutivit. Të votojmë bashkarisht sepse edhe ai sigurisht me siguri do të ketë interes të zbardhet pjesa tij në faljen apo ndarjen e 500 milion eurove, po t'i heqim 135-çen e ÇEZ DIA ku akuzat janë për ortakun e tij. Të votojmë ligjin, t'i hapim dritën jeshile pranisë së prokurorëve dhe ekspertëve ndërkombëtarë për hetimin e aferës më të madhë korruptive", tha Basha.

Deklaratat e tij kryetari demokrat i bëri pas një takimi 60 minutësh në selinë e Partisë Demokratike me ambasadorin amerikan në vendin tonë Donald Lu i cili mbërriti në këtë takim vetëm pak minuta pasi demokratët depozituan projektligjin në kuvend.

Zoti Basha tha se në takim u konfirmua mbështeja e SHBA për kauzat e PD për dekriminalizmin dhe reformën në drejtësi.

"Partia Demokratike është e vendosur dhe nuk bënë kompromis dhe pazar politik. Do t'i shkojmë deri në fund dhe me ndihmën e partnerëve tanë kombëtarë do të realizojmë qëllimin tonë duke fituar ktë betejë jetike, dekriminalizimin. Ku thkesuam vendosmërinë tonë për luftë pa kompromis kundër korrupsionit në drejtësi por po kështu për luftë pa kompromis kundër kapjes drejtësisë apo çdo projekti që çon drejt zgjatjes së duarve të politikës në përgjithësi dhe të ekzekutivit në veçanti për të vënë nën gjunjë drejtësine dhe për ta vënë në shërbim të interesave politike".

Po ashtu mësohet se kryediplomati amerikan para takimit me shefin e opozitës zhvilloi një takim pune me ish-kryeminsitrin socialist Pandeli Majko.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool