TIRANË - Opozita ka braktisur Komisionin e Sigurisë pak minuta pasi ka nisur mbledhja ndërsa diskutohej projektligji për Forcat e Armatosura.
Deputeti i PD, Flamur Noka ka kërkuar në komision që të bëhen publike konsultimet me NATO-n dhe me Presidentin për projektligjin në fjalë duke shtuar se “Mbledhjen e fundit morëm vendim të propozuar nga drejtuesit e Ministrisë se Mbrojtjes dhe drejtuesit e Forcave të Armatosura, se do sillni dokumentacion tjetër.
Pas largimit nga Komisioni i Sigurisë të deputetëve të opozitës, mbledhja ka vijuar me 10 anëtarë të mazhorancës.
Përgjatë diskutimeve për projektligjin Pjerin Ndreu ka ndërhyrë duke thënë se “Keni ngatërruar kompetencat politike me ato teknike. Neni që i jep të drejtën ministrit të pezullojë ushtarak i pakuptimtë, kompetenca i takojnë shefit të shtabit. Nuk mund t’ia jepni ministrit këto kompetenca.”
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com