Të ardhurat 363 966 milionë lekë;
Shpenzimet 459 566 milionë lekë;
Deficiti 95 600 milionë lekë.
Ai përbëhet nga Buxheti i Shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale: sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i pronarëve.
Neni 2
Buxheti i Shtetit për vitin 2014 është:
Të ardhurat 289 345 milionë lekë;
Shpenzimet 384 945 milionë lekë;
Deficiti 95 600 milionë lekë.
Neni 3
Buxheti vendor për vitin 2014 është:
Të ardhurat 29 305 milionë lekë;
Nga të cilat:
Granti i pakushtëzuar nga buxheti qendror 15 232 milionë lekë;
Të ardhura të tjera 14 073 milionë lekë;
Shpenzimet 29 305 milionë lekë.
Neni 4
Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2014 është:
l. Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror
Të ardhurat, gjithsej 95 304 milionë lekë;
Nga të cilat:
- kontributet 53 200 milionë lekë;
- transferimet nga Buxheti i Shtetit 42 104 milionë lekë;
Shpenzimet 95 304 milionë lekë.
Paga minimale, për efekt të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe ndryshon sa herë që rriten pagat dhe pensionet. Këshilli i Ministrave ka të drejtë të përcaktojë një kontribut të veçantë minimal për personat e vetëpunësuar në bujqësi dhe për kategoritë specifike të personave të vetëpunësuar. Diferenca ndërmjet kontributeve të veçanta me kontributin minimal mbulohet nga transferta e Buxhetit të Shtetit, por jo më shumë se kufijtë e transfertave të përcaktuara në këtë ligj. Për vitin 2014, teprica e të ardhurave, sipas programeve dhe degëve të sigurimit shoqëror përdoret për mbulimin e deficitit të degës së pensioneve.
2. Skema e sigurimit suplementar
Të ardhurat, gjithsej 5 496 milionë lekë;
Nga të cilat:
- kontributet 730 milionë lekë;
- transferimet nga Buxheti i Shtetit 4 766 milionë lekë;
Shpenzimet 5 496 milionë lekë.
Shpenzimet administrative, si pjesë e shpenzimeve totale për skemën e sigurimeve shoqërore janë jo më shumë se 1930 milionë lekë dhe ndahen sipas skemave ne proporcion me shpenzimet e drejtpërdrejta.
Neni 5
Buxheti i sigurimeve shëndetësore për vitin 2014 është:
Të ardhurat, gjithsej 32 910 milionë lekë;
Nga të cilat:
- kontributet dhe të tjera 8 619 milionë lekë;
- transferimet nga Buxheti i Shtetit 24 291 milionë lekë;
Shpenzimet 32 910 milionë lekë.
Fondi për shërbimin spitalor detajohet dhe përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 6
Buxheti i fondit për kompensimin në vlerë të pronarëve për vitin 2014 është:
Të ardhurat, gjithsej 1 600 milionë lekë;
Nga të cilat:
- të ardhura të tjera 1 300 milionë lekë;
- transferimet nga Buxheti i Shtetit 300 milionë lekë;
Shpenzimet 1 600 milionë lekë.
Neni 7
Përdorimi dhe investimi i fondit rezervë të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore bëhen sipas dispozitave ligjore në fuqi.
KREU II
BURIMET PËR MBËSHTETJEN E SHPENZIMEVE
TË BUXHETIT TË SHTETIT
Neni 8
Të ardhurat e Buxhetit të Shtetit, sipas grupeve kryesore, janë:
Grantet 8 500 milionë lekë;
Të ardhurat tatimore 260 617 milionë lekë;
Të ardhurat jotatimore 20 228 milionë lekë.
Neni 9
Kufiri i financimit të deficitit të Buxhetit të Shtetit nga burime të brendshme dhe të huaja është 95 600 milionë lekë, nga i cili 300 milionë lekë financohen nga të ardhurat e privatizimit. Në rast mosrealizimi të të ardhurave të buxhetit dhe të të ardhurave nga privatizimi, huamarrja totale për financimin e deficitit prej 95 300 milionë lekësh nuk ndryshon. Këshilli i Ministrave merr masa për kompensimin e diferencave nga burime suplementare ose nga shkurtimi i shpenzimeve.
Të ardhurat nga privatizimi mbi shumën e parashikuar në këtë buxhet përdoren jo me pak se 50% për uljen e borxhit publik dhe pjesa tjetër përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave për rritjen e kufirit të shpenzimeve kapitale, e cila automatikisht, rrit kufirin e deficitit të Buxhetit të Shtetit, të përcaktuar në nenet 1 dhe 2 të këtij ligji.
KREU III
SHPENZIMET E BUXHETIT TË SHTETIT
Neni 10
Shpenzimet e Buxhetit të Shtetit, sipas grupeve kryesore, janë:
Shpenzimet korrente 269 175 milionë lekë;
Shpenzimet kapitale 70 270 milionë lekë;
Fondi rezervë 1 500 milionë lekë;
Kontingjenca 3 000 milionë lekë;
Fondi për rritjen e pagave dhe pensioneve 2 000 milionë lekë.
Detyrimet e prapambetura 39 000 milione leke
Kufiri i shpenzimeve për çdo ministri dhe institucion, në nivel programi, është sipas tabelës 1, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Detyrimet e prapambetura shpërndahen sipas rregullave, procedurave dhe kritereve të vendosura me Vendim të Këshillit të Ministrave dhe rregjistrohen, sipas ministrive përkatëse, mbi kufirin e miratuar në tabelën nr.1 bashkëlidhur këtij ligji.
Fondi i kompensimeve prej 1100 milionë lekë, përdoret për kompensimin e shtresave në nevojë sipas rregullave, procedurave dhe kritereve të vendosura me Vendim të Keshillit të Ministrave dhe u shpërndahen ministrive përkatëse mbi kufirin e miratuar në tabelën nr.1 bashkelidhur këtij ligji.
Këshilli i Ministrave vendos norma dhe standarde financiare për shpenzimet publike, të cilat janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjitha njësitë e qeverisjes së përgjithshme.
Neni 11
Numri i përgjithshëm i punonjësve në organikë është 86 500 punonjës. Numri maksimal i punonjësve për çdo ministri dhe institucion qendror, i dhënë në tabelën 2, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij, detajohet nga ministritë dhe institucionet qëndrore në përputhje me strukturat e miratuara për çdo institucion varësie. Këshilli i Ministrave mund të rialokojë numrin e punonjësve ndërmjet institucioneve të përmendura në tabelën 2, në rastin e ristrukturimit të institucioneve ekzistuese apo krijimit të institucioneve të reja. Numri rezervë, i parashikuar në tabelën 2, përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave për krijimin e institucione të reja. Këshilli i Ministrave përcakton numrin maksimal të punonjësve me kontratë të përkohshme për çdo ministri dhe institucion qendror. Fondi i veçantë i institucioneve buxhetore prej 1 200 milionë lekë shpërndahet dhe përdoret me miratimin e Ministrit të Financave dhe sipas procedurave që përcaktohen me udhëzim të tij.
Për vitin 2014 nuk miratohet asnjë ndryshim në strukturat organike të njësive të qeverisjes qendrore me efekte financiare shtesë në koston e personelit, të përllogaritur sipas strukturës së miratuar, me përjashtim të institucioneve të reja të krijuara.
Ky përcaktim përfshin edhe ato struktura në të cilat paga për funksion jepet ose është sipas gradës përkatëse, ku çdo rritje në gradë do të bëhet efektive vetëm nëse nuk shoqërohet me efekte financiare shtesë në koston e përllogaritur sipas gradave të miratuara.
Neni 12
Paga e Presidentit të Republikës është 257 000 lekë në muaj.
Neni 13
Fondi rezervë i buxhetit prej 1500 milionë lekësh përdoret nga Këshilli i Ministrave për raste të paparashikuara të institucioneve buxhetore. Fondi i kontingjencës prej 3000 milionë lekësh përdoret vetëm nga Kuvendi i Shqipërisë. Fondi për rritjen e pagave e të pensioneve prej 2 000 milionë lekësh shpërndahet nga Ministri i Financave, sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave.
Neni 14
Buxheti i pushtetit gjyqësor administrohet nga Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, në mbështetje të ligjit nr. 8363 datë 1.7.1998 “Për krijimin e Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor”. Bordi i kësaj zyre bën shpërndarjen e fondeve buxhetore nga programi i buxhetit gjyqësor, sipas tri niveleve të këtij pushteti.
Neni 15
Transfertat e pakushtëzuara, që buxheti qendror ia transferon pushtetit vendor, përfshijnë fondet për përballimin e veprimtarive dhe të funksioneve që përcaktohen në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Transfertat e pakushtëzuara shpërndahen ndërmjet njësive të pushtetit vendor, sipas formulës së paraqitur në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij ligji. Shuma e transfertës së pakushtëzuar për çdo njësi të pushtetit vendor paraqitet në tabelën 3, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Fondi i kompensimit nga totali i transfertës së pakushtëzuar përdoret nga Ministria e Financave, në përputhje me kriteret e përcaktuara në aneksin 2, që i bashkëlidhet këtij ligji. Fondet për zhvillimin e rajoneve shpërndahen sipas aneksit 3, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Fondet për konviktet e arsimit parauniversitar shpërndahen sipas aneksit 4, që i bashkëlidhet këtij ligji. Fondet për administrimin e qendrave të shërbimit social shpërndahen sipas aneksit 5, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Bashkitë, që kanë deri në 20 000 banorë, përdorin deri në 25 për qind të transfertës së pakushtëzuar për koston e personelit administrativ.
Bashkitë, që kanë 20 001 – 50 000 banorë, përdorin deri në 20 për qind të transfertës së pakushtëzuar për koston e personelit administrativ.
Bashkitë, që kanë mbi 50 001 banorë, përdorin deri në 15 për qind të transfertës së pakushtëzuar për koston e personelit administrativ.
Komunat, që kanë deri në 3 000 banorë, përdorin deri në 45 për qind të transfertës së pakushtëzuar për koston e personelit administrativ.
Komunat, që kanë 3 001 – 10 000 banorë, përdorin deri në 40 për qind të transfertës së pakushtëzuar për koston e personelit administrativ.
Komunat, që kanë 10 001 – 15 000 banorë, përdorin deri në 35 për qind të transfertës së pakushtëzuar për koston e personelit administrativ.
Komunat, që kanë mbi 15 001 banorë, përdorin deri në 30 për qind të transfertës së pakushtëzuar për koston e personelit administrativ.
Këshillat e qarqeve përdorin deri në 50 për qind të transfertës së pakushtëzuar për koston e personelit administrativ.
Pjesa e të ardhurave nga renta minerare, që u takon njësive të qeverisjes vendore, shpërndahet nga Ministria e Financave, sipas kërkesave të njësive të qeverisjes vendore, në përputhje me procedurat ligjore dhe formulën e dhënë në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Kur shoqëritë aksionare të ujësjellës-kanalizimeve dhe njësitë e qeverisjes vendore për sistemin e pompimit rezultojnë debitore për furnizimin me energji elektrike ndaj kompanisë së shpërndarjes deri në fund të tremujorit të tretë, transferta e pakushtëzuar e njësive të qeverisjes vendore e tremujorit të katërt bllokohet dhe përdoret për shlyerjen e këtyre detyrimeve.
Fondet që, sipas këtij neni, u vihen në dispozicion njësive të qeverisjes vendore, fondet e tjera që, me akte të tjera ligjore dhe nënligjore, u kalojnë njësive të qeverisjes vendore, si dhe me vendimet e këshillave komunalë, bashkiakë dhe të këshillave të qarqeve, që kanë lidhje me përdorimin e fondeve buxhetore, bëhen publike.
Neni 16
Fondet e Buxhetit të Shtetit për arsimin e lartë shpërndahen në formën e grantit. Formula për ndarjen e grantit jepet në aneksin 6, që i bashkëlidhet këtij ligji. Kriteret për përdorimin e granteve konkurruese në arsimin e lartë janë të njëjta me ato të përcaktuara në aneksin 3, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 17
Kufiri i shpenzimeve, sipas tabelës l, që i bashkëlidhet këtij ligji, mund të rishpërndahet gjatë vitit ndërmjet programeve brenda të njëjtit institucion buxhetor apo ndërmjet programeve të institucioneve të ndryshme nga Këshilli i Ministrave, deri në masën 10 për qind të shumës së përgjithshme të shpenzimeve korrente apo shpenzimeve të përgjithshme kapitale, duke ruajtur totalin e shpenzimeve korrente dhe kapitale.
Neni 18
Kufiri për rritjen vjetore të totalit ekzistues të borxhit të shtetit dhe atij të garantuar të shtetit, në dobi të palëve të treta përfituese, për vitin 2014, është 120 403 million leke milionë lekë, i dhënë me hollësi si më poshtë:
1. Për huamarrjen vjetore neto për mbështetjen buxhetore deri ne 45,800 milion leke
2. Për huamarrjen neto për financimin e projekteve te huaja deri ne 27,313 milionë lekë.
3. Për rritjen vjetore të garancive të shtetit, në dobi të palëve të treta përfituese, deri ne
8,290 milion leke
4. Kufiri për rritjen vjetore të stokut të borxhit, si rezultat i mbështetjes buxhetore për pagesën e detyrimeve te prapambetura deri ne 39,000 milion leke.
Stoku i borxhit shtetëror, përfshirë kursin e këmbimit vlerësohet te arrije 965,863 milion leke.
Stoku i borxhit te garantuar, përfshirë kursin e këmbimit vlerësohet te arrije 66,180 milion leke.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)