Pr/ligji për huamarrjen dhe borxhin
debate në Komisionin e Ligjeve

Pr/ligji për huamarrjen dhe borxhin<br />debate në Komisionin e Ligjeve
TIRANE- Projektligji “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë” që synon që qeveria të hyjë vetë në negociata për të marrë hua me interesa të ulëta pa patur nevojë për t’u ratifikuar nga Kuvendi, ka hasur në kundërshtinë e ligjvënësve në Komisionin e Ligjeve. Sipas tyre shkelet Kushtetuta me këtë ligj dhe argumenti tjetër i ligjvënësve ishte se nuk mund të bëjmë gabime që ka bërë dikur ish-qeveria e shkuar.
 
“Pjesa e huamarrjes po i quaj private ku dilet me instrumente në tregje pra me bono siç dilet brenda ose me një eurobond sepse mund të dilet dhe jashtë për shkak të monedhës apo të kredive ku shteti operon në një kuadër privat këtu parlamenti jep autorizimin po i quaj nëpërmjet ligjit të buxhetit dhe pastaj kjo menaxhohet brenda kufijve të vendosur në parlament që nuk mund të tejkalohet nga qeveria për t’ju përshtatur eficencës së tregut dhe nevojës për të operuar me shpejtësi”, tha Mete.
 
Në reagim Fino tha se “Pra ministrit të Financave i jepet mundësia të lidhë kontratë huamarrje brenda buxhetit të shtetit për huamarrjen sa përqind është, por ministri i Financave edhe mund ta firmosi edhe nëqoftëse e tejkalon atë, kështu thotë ligji, dhe pastaj na bien këtu në parlament dhe ja ligjërojmë ne, kjo mua nuk më duket korrekte në rastin konkret për të respektuar kushtetutën”.
 
“Borxhi i vjetër gati 700 milionë dollarë e kusur që është një gjyle në këmbën e qeverisë aktuale është rezultat i sjelljes të papërgjeshme të qeverisjes së kaluar me borxhin, qeverisjet kanë interesa politike, kushtetuta thotë shteti merr borxhe me autorizim”, tha Majko.
 
Megjithatë duke ju referuar bonsensit të qeverisë kryetari Xhafa kërkoi kohë për t’u konsultuar me specialist nëse kushtetuta ka hapësira për ta lejuar këtë.
 
Ligjet miratuan po ashtu edhe ndryshimet në Kodin Penal ku parashikohet se të gjithë ata qytetarë të cilët do të ndërtojnë pa leje, do të përfundojnë në burg. Kush ndërton shtëpi në tokën e tjetrit do të dënohet me burg nga 1 deri në 5 vjet. Kush ndërton për qëllime përfitimi nga 2 deri në 8 vjet burg.
 
Komisioni i Ligjeve ka miratuar këto ndryshime në Kodin Penal, ku dhe ndërtimi pa leje dhe në tokën tënde dënohet me deri 1 vit burg.
 
Miratohet projektligji për Nëpunësin Civil
Projektligji për “Nëpunësin Civil” ndonëse ka marrë miratimin e anëtarëve të Komisionit të Ligjeve nuk ka kaluar pa debate. Deputeti Bashkim Fino ka ngritur shqetësimin se sa garanci jep fakti se do të zbatohen vendimet e Gjykatave, tani që janë përcaktuar edhe në këtë ligj.
 
Komisioni i Ligjeve ka miratuar po ashtu edhe projektvendimin “Për strukturën dhe organikën e Komisionarit të Mbrojtjes se të Dhënave Personale”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)