TIRANE, 1 Korrik /ATSH/- Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese diskutoi sot projektligjin për Planifikimin Urban. Në raportimin në komision, ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni lidhur me prezantimin e ketij projektligji tha se, "gjatë rishikimit të ligjit mbi 90 e ligjit ekzistues u ndryshua".
"U kalua në 2 faza për ndryshimin e ligjit. Fazat ishin konsultime publike dhe konsultime teknike. Dua të theksoj gjithashtu, u shprehe ajo, se ky proces u mbështet shumë ngushtë me asistencën teknike dhe financiare të ofruar nga USAID, n? kuadrin e Programit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (Planning and Local Governance Project (PLGP). Ndersa ligji i kaluar nuk funksiononte prej vullnetit politik, ndërsa ligji i ri nuk lejon pronarët që tokat të fragmentarizohen si dhe nuk lejon ndërtimet pa leje", tha Gjermeni.
Ministrja theksoi se "nevoja për të patur këtë ligj, rrjedh nga programi dhe vizioni ndryshe për një qeverisje të mire, dhe nga vullneti për të monitoruar dhe kontrolluar zbatimin e tij. Është shprehje e vullnetit tonë politik për të ndryshuar gjendjen ekzistuese, duke korrigjuar e plotësuar mungesat e ligjit aktual". Ligji parashikon gjithashtu p?rjashtimin e autoriteteve vendore nga detyrimi p?r pagesën e taks?s s? ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja kur realizojnë investime publike , ne rastet kur vetë bashkitë/komunat kryejnë investime publike por janë të detyruar të paguajnë taksën e infrastukturës.
"Kjo taksë është menduar të hiqet pasi rezulton që secila komunë/bashki e paguan për interes të saj, gjë e cila nuk bën sens. Ne besojmë se ky ligj do të disiplinojë veprimtarinë në fushën e zhvillimit të territorit, duke vendosur rregulla të qarta, si dhe duke lehtësuar e zhbllokuar situatën e krijuar prej 4-vitesh". -tha Gjermeni .e.xh/./a.g/