TIRANE- Ministria e Shëndetësisë ka forcuar masat dhe gjobat për të gjithë mjekët të cilët tregohen të pakujdesshëm gjatë ushtrimit të detyrës. Duke ndryshuar ligjin e “Për urdhrin e Mjekut” është përcaktuar se kur komisioni disiplinor heton dhe gjykon në bazë të fakteve e provave të administruara dhe seancës dëgjimore dhe kur vërtetohet se anëtari (në këtë rast mjeku) ka kryer shkelje të etikës, të Kodit Etik dhe Deontologjik ose ka bërë gabime teknike, merre masa duke filluar nga vërejtje e deri në heqje të licencës për 3 vjet.
Një ndryshim që vjen në ligjin e ri është rritja e masës së gjobës për mjekët e cila nga 1 mijë lekë të reja shkon në 15 mijë lekë të reja, dhe po kështu gjoba maksimale nga 100 mijë lekë shkon në 250 mijë lekë. Sa i përket masave të tjera administrative ato mbeten të njëjta si edhe në ligjin e shkuar, ku komisioni mund të vendosë për mjekun vërejtje më shkrim, me paralajmërim, propozim për shkarkim nga funksione drejtuese në institucione shëndetësore publike dhe private si dhe heqje licence për ushtrim profesioni deri në 3 vjet.
Ndërkohë një tjetër risi në këto vendime të marra nga këshilli i Ministrave është edhe shkëputja e stomatologëve nga mjekët, duke bërë kështu që tashmë të nisë funksionimin edhe Urdhri i Stomatologut. “Projektligji për Urdhrin e Mjekëve vjen si një domosdoshmëri edhe në kuadër të një riorganizimi që do të ketë vetë Urdhri, pas shkëputjes së profesionistëve stomatologë nga Urdhri i Mjekëve.
Ky ndryshim i kërkuar i referohet zhvillimit të dukshëm që ka pësuar sektori i mjekësisë vitet e fundit”, thuhet në pr/ligj. Sa i përket Urdhrit të Stomatologëve, në rastet e abuzimeve apo mjekimeve të pakujdesshme, Ministria e Shëndetësisë ka përcaktuar në pr/ligj të njëjtat masa ndëshkimore ashtu si edhe mjekët për stomatologët në rastet kur komisioni disiplinor vërteton se janë kryer shkelje.
Po kështu, në mbledhjen e djeshme të qeverisë janë miratuar edhe ndryshime në Urdhri e Farmacistëve dhe atij të Infermierit, ndryshime të cilat kanë të bëjnë me afatet zgjedhore si dhe ndryshim të masave disiplinore me gjobë. Kështu një infermier gjobitet nga 1500 lekë deri në 150 000 lekë, kurse një farmacist nga 15 mijë lekë deri në 250 mijë lekë, ashtu sikurse mjekët dhe stomatologët.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com