TIRANE- Kryetari i PR Fatmir Mediu në një takim me të rinjtë në kryeqytet foli për çështjen e pronave e tha se PR do të kërkojnë asistencë ligjore nga Bashkimi Europian për zgjidhjen e problemeve të hapura.

"Pa një pronë private solide, pa respektimin e të drejtës së pronës private, shoqëria dhe ekonomia s’mund të zhvillohet. Po sot BE e ka vendosur si një parakusht, si standard për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona e marrjen e statusit të vendit kandidat. Ne do kërkojmë nga BE, së bashku me KE e specialistët e tyre të vlerësojmë të gjithë legjislacionin për çështjen e pronës private. Do ta bëjmë këtë sepse gjithë legjislacioni ynë duhet të vijë në përputhje të plotë me direktivat evropiane", tha Mediu.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)