Prag derbi, kapiteni Alban Hoxha: Uroj të mos jemi ne shkaku që të bjerë Tirana

Të dielën Partizani do të synojë të sigurojë matematikisht titullin kampion në Superligë pikërisht në derbin kundër Tiranës. Për t’i dhënë fund thatësirës 26-vjeçare të kuqve iu nevojitet fitorja, por edhe barazimi ose humbja mund të bëjë punë në varësi të rezultatit në takimin Luftëtari-Kukësi. Në prag të sfidës, trajneri i Partizanit Skënder Gega ka deklaruar:

“Kemi fituar 2 herë, kemi marrë 7 pikë në 3 derbe. Asgjë tjetër nuk ndryshon vetëm se duhet të mbyllim kampionatin. Tradita është mirë të vazhdohet, nuk i kthehem mbrapsht.”

Ndërkohë kapiteni Alban Hoxha i pyetur nëse do e lumturonte rënia nga kategoria e Tiranës si pasojë e humbjes me Partizanin shprehet:

“Jo, kjo është kot. Janë përralla këto që ne na bëhet qejfi që Tirana bie nga Kategoria. Dinamo Tirana dueht të jenë në Superiore. Urojmë mos të jemi ne shkaku që Tirana të bie. Është e vështirë të mbushen stadiumet këtu, një ndeshje derbi e bën bukurinë e kampionatin shqiptar të ndiqet gjithandej. Kur flas me miqtë vetëm ndeshjet derbi u tregoj.”

Në kampin kundërshtar, te Tirana, fitorja në derbi mungon prej 16 ndeshjesh dhe trajneri Ardian Mema shprehet se më shumë se për prishjen e festës së Partizanit interesohet për lojën e ekipit të tij.

“Shpeshherë është pyetje mediatike që do t’i prishni festën këtij apo atij, por unë mendoj se duhet t’i shërbejmë vetes tonë sepse në këto moment kemi problemet tona që janë evidente.”

Më tej Mema deklaroi se do të ishte i kënaqur edhe me 1 pikë.

“Nuk përgatitet ndeshja me iden se ne duhet të fitojmë me se zbën. E para ne duhet të luajmë mirë që pastaj të marrim rezultatin që dëshirojmë. Mendoj se edhe barazimi mund të jetë pozitiv për situatën që po kalojmë.”

Në derbi Tiranës do t’i mungojë një nga pikat më të forta të saj, tifozët ‘Tirona Fantics’, të cilët kanë bojkotuar takimin për shkak të kontraditave më drejtuesit e klubit.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij