Prag skandali/ Dyshime se janë zhdukur dokumente nga misioni i Shqipërisë në OKB në Gjenevë

Sot në Misionin e Shqipërisë në OKB Gjenevë, zbarkon një grup auditi me urdhër të ministrit Bushati. Një burim nga Gjeneva i tregoi Report TV tregojnë qëllimin e auditimit. “E-mail-i zyrtar është zbrazur dhe nuk ka asnjë korrespondencë të Misionit me Swiss Mission (Ministria e Jashtme zvicerane) dhe organizma të tjerë homologë dhe ndërkombëtarë” thotë burimi diplomatik.

Sipas të njëjtit burim mësohet se auditi do të shikojë nëse janë zhdukur edhe dokumente nga arkiva dhe dosjet. Ka dyshime se janë zhdukur edhe një mori me dokumentacionesh që i përkasin departamentit të financës në këtë mision. Ambasadorja e re Ravesa Lleshi duket se është shokuar nga situata që ka gjetur në mision, përsa i përket dokumentacionit dhe ndaj ka nxitur ushtrimin e auditit. Zhdukja dhe asgjësimi i dokumentacionit, sikas Kodit te Procedures Penale eshte nje krim, i cili dënohet me burg.

Periudha e auditit lidhet me kohën kur këtë mision e drejtonte zonjë Filloreta Kodra. Report TV në lidhje me këtë audit kërkoi një prononcim në MEPJ. Zëdhënësja e këtij institucioni deklaroi se: “Kemi të bëjmë me një proces normal sipas planifikimit dhe rregullave të auditit. Ne misionin në Gjenevë nuk është bërë audit prej 2015” theksoi zëdhënësja e MEPJ, Edlira Prendi.

Në shkurt 2018 Blerina Zoto, ish- këshilltarja jonë në Misionin diplomatik pranë OKB-së në Gjenevë, ka kallëzuar në Prokurori ambasadoren shqiptare në Zvicër, Filloreta Kodra, duke i renditur nëntë shkelje që ajo ka kryer gjatë drejtimit të ambasadës. Në kallëzim, thuhet se ambasadorja Kodra “më ka cënuar banesën gjithashtu, teksa më ndryshoi kontratën e qirasë dhe e kaloi atë nga emri i Misionit, në emrin tim personal duke shkelur ligjin dhe më pas i kërkonte Agjencisë Imobiliare dhe Misioni Diplomatik në Gjenevë të më nxirrnin jashtë nga banesa dhe nuk më paguante qiratë.

Diplomatja shqiptare dorëzonte në mëshirë të fatit një diplomate shqiptare, në një shtet të huaj. Por Zvicra në asnjë moment nuk e dëgjoi dhe duke qenë se unë ndodhesha prej disa kohësh e sëmurë me raport mjekësor, kaloi në mbrojtjen time dhe u angazhua për të më lehtësuar jetesën, duke më lënë të banoj në të njëjtën banesë, megjithëse fondi i pagesave të qirasë ende nuk është shlyer”. Sipas ish diplomates “Ambasadorja Filloreta Kodra nuk na paguante nëpërmjet bankës por me lekë (CHF) në dorë.  Një veprim flagrant dhe që nuk ndodh në asnjë institucion të RSH-së brenda dhe jashtë vendit. Kjo bëhej për shkak edhe të konvertimit të shumave”.






Kallzimi Penal i Blerina Zotos për Filloreta Kodrën

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 25/05/2018 16:45

    Sa tribale jane keta perfaqesuesit e LSI-se. Turp dhe faqja e zeze, bastarde.

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 25/05/2018 14:39

    Shikoni se çfar monstrash jan kto k** e LSI vetëm për të vjedhur e për k**i kan mar leksjone nga ilir floriri e mona b** .

    Përgjigju
  • ferrari: 25/05/2018 13:41

    prishja e imazhit jasht vendit duket si tradheti.

    Përgjigju
  • Dea: 25/05/2018 12:51

    Nuk mbaruan ndonjehere skandalet e ishave te LSI. Nuk e kuptoj perse me kaq vonese per Filloreten k***n plak qe Nano e beri njeri duke e futur ne kryeministri dhe monstra e tradhetoi me Liken. Veshtire se ne kete vend do denohet ndonje zyrtar i larte.

    Përgjigju
  • ela: 25/05/2018 12:02

    mire ja ka be e ka mesu likja me anastas angjelin ta gezosh bushat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë