Praga thërret samitin e Vishegradit
për krizën migratore

Republika Çeke, e cila ka presidencën e radhës të grupit të Vishegradit ftoi sot anëtarët e tjerë të saj Hungarinë, Poloninë dhe Sllovakinë për të organizuar një samit për krizën migratore më 15 shkurt në Pragë

“Republika Çeke do të mbajë një samit të jashtëzakonshëm të vendeve të V4-ës më 15 shkurt”, deklaroi kryeministri Bohuslav Sobotka, duke saktësuar se kriza migratore do të jetë në fokus të këtij takimi.

Katër vendet e grupit të Vishegradit janë shprehur kundër sistemit të shpërndarjes së kuotave të refugjatëve të propozuara nga Komisioni Evropian.

Ato kanë bërë thirrje për një sistem më të konsoliduar të kontrolleve të kufijve në zonën Schengen dhe të masave të tjera për reduktimin e fluksit të migrantëve në Evropë./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot