Ish-kryeministri socialdemokrat çek, Stanislav Gross, kreu i qeverisë në vitet 2004-2005, vdiq mbrëmë në moshën 45-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë, njoftoi agjencia çeke e lajmeve, CKT duke cituar një burim të afërt të familjes.
Sipas medias çeke, Gross vuante nga skleroza laterale amiotrofike e quajtur gjithashtu sëmundja "Charcot", një sëmundje neurogjenerative e motoneuroneve të një të rrituri.
I emëruar kryeministër në korrik të vitit 2004, Gross në atë kohë ishte kreu më i ri i një qeverie të Bashkimit Evropian.
Ai u detyrua të jepte dorëheqjen në prill të vitit 2005 pas një skandali mbi pasurinë e tij personale.
Në atë kohë, ai nuk mund të shpjegonte në mënyrë të besueshme origjinën e 1,2 milionë kurorave (43 700 euro) të përdorura në vitin 1999 për blerjen e një apartamenti.
Pas largimit të tij nga qeveria dhe drejtimi i Partisë Socialdemokrate (CSSD), Gross hoqi dorë nga politika për të punuar si avokat.//atsh/
/Shqiptarja.com