Praktika profesionale për studentët, ja numri

Qeveria vendosi që numri i praktikantëve për kryerjen e praktikës profesionale, me kontratë të përkohshme, për sistemin arsimor parauniversitar, për periudhën 1 janar-15 qershor 2016 dhe 15 shtator-31 dhjetor 2016 është 1 500 praktikantë. Praktikantët gjatë periudhës së kryerjes së praktikës profesionale përfitojnë çdo muaj pagesën e përllogaritur mbi bazën e pagës minimale mujore prej 22 000 lekësh.

Efektet financiare për pagesën e sigurimeve shoqërore e shëndetësore për 2016, të përllogaritura në emër të punëdhënësit e të punëmarrësit, në shumën 82 863 000 lekë, të mbulohen nga fondet e miratuara në buxhetin e 2016, për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Athinë, Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare