Praktikat e punës në institucione, ende 700 vende bosh! Ministrja Muzhaqi: Duhet më shumë angazhim nga të rinjtë! Studentët: Hap drejt punësimit

700 pozicione për kryerjen e praktikave të punës nuk janë shfrytëzuar nga të rinjtë që kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve. Ministrja e shtetit Bora Buzhaqi thotë se të rinjtë duhet të jenë më të angazhuar, ndërsa vetë të diplomuarit që kanë kryer praktikën ndihen gati për të nisur një etapë të re të jetës, punësimin.

Pasi ka përfunduar praktikën, Kristi Baze është tashmë gati për punën e parë.

“Tamam gati të futem bë tregun e punës për një punë të plotë dhe të praktikoj atje çfarë di të bëj. CV është gati dhe të pres ofertat. Të gjitha i kam gati.”

Studimet i ka kryer për IT te Fakulteti i Shkencave të Natyrës ndërsa praktikën e ka bërë te ministria e Infrastrukturës. Kristi është një ndër 1000  aplikantët që i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së shtatë të qeverisë për praktikat e punës.

“Praktika ishte goxha e mire sepse futeshe tamam dhe ata çfarë kishe mësuar i vendosje në funksion. Më ndihmoi goxha dhe për të fituar eksperiencën, për të njohur njerëzit si funksionojnë, të heqësh ata emocionet e punës së parë”

Ndërsa për Klevisën studenten e ekonomisë, praktika e punës te Ministria e Drejtësisë e bëri atë më të guximshme për të provuar gjëra të reja.

“Frika më e madhe iku. U futa brenda në administrate, mësova si funksionon administrate, isha pjesë e një kolektivi dhe të gjitha ato frikërat e një eksperience të pare u larguan.Mjaftueshëm gati për tregun nuk je asnjëherë se tregu ka eksperienca të reja dhe ti duhet të jesh e update-tuar me çdo gjë, por që ‘po’ më ka vyer për të qenë më e guximshme për të tentuar gjëra të reja.

Nga 1700 pozicione për praktikat e punës, ka pasur 1000 aplikime. Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi u kërkon të rinjve më shumë angazhim.

“Për çdo të rinj që beson se zgjidhen me miq apo që ka një arsye ndryshe në rastin tone ne kemi pasur pozicione që nuk u mbushën për shkak të mungesës së aplikimeve dhe do të lusja çdo të riu që ka dëshirë të bëhet pjesë e këtij programi vetëm të aplikojë sepse procesi është shumë I thjeshtë dhe dëshira është që të rinjtë t’a marrin këtë eksperiencë pune.”

Përveçse një eksperiencë shumë e vlefshme për zhvillimin e aftësive profesionale, akademike dhe personale, Praktika e Punës u vlen të rinjve pjesëmarrës edhe si përvojë e njohur pune në çdo aplikim të mëtejshëm.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ehaaa: 09/01/2023 00:51

    Keshtu u tha dhe për programin “gati per shqiperine “ dhe në fund nuk u be asnje gje vetëm intervista per te marrë ndonje ide ose per te shtyre kohen dhe mbeti programi ka mbi një vit ! Gjithësesi sa me shume rini e punesuar me mirë eshte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë