DASHI 21. mars - 20. prill
Gjate kësaj dite duhet te tregoheni edhe me te matur dhe nuk duhet te bëni gjera te gabuara ju te dashuruarit. Nga ana tjetër bëni çmos qe te mos lejoni mërzinë te mbizotërojë ne lidhjen tuaj. Beqaret ka rrezik te zhgënjehen nga disa persona qe i kane pëlqyer kohet e fundit. Ne planin financiar duhet te merrni te gjitha masat për ta menaxhuar gjithçka me maturi dhe largpamësi.
DEMI 21. prill - 21. maj
Pranë partnerit do gjeni lumturinë maksimale sot. Ne çdo moment do ndiheni mire pranë atij qe dashuroni dhe nuk do keni aspak konflikte. Beqaret do hipnotizohen nga personi qe do takojnë dhe zemra do jete ajo qe do i drejtoje çdo moment. Ne planin financiar do i rezistoni tundimit dhe nuk do kryeni shpenzime te pamenduara mire. Nuk priten vështirësi ne këtë plan.
BINJAKET 22. maj - 21. qershor
Mos e humbi kohen sot me gjera te kota dhe pa rëndësi, por mundohuni te kaloni sa me shume ore me partnerin, te diskutoni dhe pse jo te dashuroheni me te. Beqaret do gjejnë pretekste nga me te ndryshmet për te mos dale me personat qe do i ftojnë. Epo me vone nuk kane pse te qahen sepse vete kane refuzuar te ndryshonin statusin. Situata financiare do konsolidohet goxha.
GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik
Ka ardhur koha ta merrni me seriozisht jetën tuaj sentimentale dhe ta çoni me tej këtë lidhje. Mos kini frike nga ato qe do te vijnë. Ju beqare duhet t’i shprehni me tepër ato qe ndieni sot sepse vetëm kështu do arrini atë qe doni ne dashuri. Pritet te keni një takim interesant. Mbështetja e Jupiterit do iu beje te hyni ne një periudhe me shume fat ne sektorin financiar.
LUANI 23. korrik - 22. gusht
Pozicioni i Marsit do jete tej mase i favorshëm për jetën tuaj ne çift. Do mbizotërojnë çastet e lumtura, plot ngjyra dhe hare. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë sepse yjet kane menduar për gjithçka. Ëndrra do ju plotësohet ne momentin e duhur. Buxheti nuk do ketë përmirësime te jashtëzakonshme, por gjendja do jete e mire dhe nuk do gjendeni ne vështiruesi.
VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator
Marrëdhënia me partnerin do jete me e ngrohte se disa dite me pare por ne një moment do linde një debat i pa parashikuar. Ruani gjakftohtësinë. Beqaret e te dy gjinive duhet te përfitojnë nga klima qe do te krijohet për te joshur sa me shume. Vetëm kështu do arrini ku doni! Financat nuk do jene te stabilizuara. Tregohuni te kujdesshëm sepse gabimi me i vogël do prishe gjithçka.
PESHORJA 24. shtator - 23. tetor
Marrëdhënia me partnerin do jete e lëkundur. Do keni zënka te shpeshta por edhe do pajtoheni menjëherë. Me pak fjale kjo dite do jete si loje fëmijësh. Për beqaret nuk do ketë te reja, por gjithsesi ju nuk duhet ta humbisni shpresën. Me mire prisni dhe pak qe te takoni personin ideal. Ekuilibri do te mbizotërojë tek financat vetëm nëse tregoheni te arsyeshëm dhe bëni shpenzime te menduara.
AKREPI 24. tetor - 22. nëntor
Jupiteri do e beje me te animuar jetën tuaj sentimentale sot. Keni shume gjera për te folur me partnerin dhe një vendim te rëndësishëm për te marre. Guxoni! Beqaret, te zënë me pune, nuk do gjejnë aspak kohe për t’u marre me dashurinë. Dikush do iu kërkojë një takim, mos e humbni rastin! Nuk jeni tip qe tregoheni te kursyer me shpenzimet dhe kjo është ajo qe do iu penalizojne sot.
SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor
Do qëndroni me pranë atij qe dashuroni sot dhe emocionet do jene me te mëdha sesa ju i kishit menduar. Nëse keni kaluar një periudhe problematike, çdo gjë do te zgjidhet. Mundësitë qe beqaret te takojnë shpirtin binjak do jene te shumta. Mos i bini fatit me shkelm, por përfitoni. Me mbështeten e Jupiterit do filloni t’i menaxhoni me mire financat tuaja. Çdo gjë do përmirësohet.
BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar
Ne jetën ne çift mund te lindin probleme dhe debate sot. Mundohuni me çdo kusht t’iu shmangeni dhe mos prekni tema delikate. Këshilla e Saturnit për beqaret është: mos u mundoni te krijoni asnjë lidhje me një koleg sepse do pendoheni sa hap e mbyll sytë. Ekuilibri financiar nuk do te preket, gjithsesi mire do jete qe te vazhdoni te tregoheni te matur me shpenzimet e tepruara.
UJORI 21. janar - 19. shkurt
Te lindurit e kësaj shenje do e thellojnë edhe me tepër marrëdhënien me partnerin e tyre. Ne mbrëmje do dilni dhe do argëtoheni. Pesa iu përket beqareve nuk do ketë ndryshime shume te mëdha. Edhe pse do dilni neper takime përsëri nuk do gjeni atë qe po kërkoni. Ne planin financiar nuk do ndikoheni aspak nga planetët dhe kjo do iu ndihmoje te ruani një buxhet te stabilizuar.
PESHQIT 20. shkurt - 20. mars
Do ketë disa mosmarrëveshje ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Ju do bëni përpjekje për ta rregulluar situatën dhe do ia dilni mbanë. Nga mbrëmja ambienti do behet edhe me romanesk. Venusi do i beje beqaret here joshës dhe here sharmante. Pritet te keni një takim te veçante qe do iu ndryshoje jetën. Ne përgjithësi financat nuk do kenë probleme sepse ju do kujdeseni për ato.