TIRANE-Vihet në pranga një 27 vjecar i akuzuar për marrdhënie seksuale me dhunë me një të mitur. Policia e Tiranës ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme shtetasin Luan Merkohasani, banues në Tepelenë, pas denoncimit të bërë nga familjarët e së miturës. Nëna e 13 vjecares ka depozituar pranë komisariatit numër 2 kallëzimin penal, duke deklaruar se vajza e saj ishte larguar nga banesa një ditë më parë. Policia ka arritur të gjejë vajzwn e mitur në rrugën e Durrësit në kryeqytet, ndërsa pas marrjes së dëshmisë së saj ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.