Është ndaluar nga policia e Shkodrës një bashkëpunëtor i vrasjes së gruas Suela Sulaj e cila ka ndodhur më 18 prill të vitit 2016 në Shkodër. Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar bashkëshorti i saj, Sadetin Sula.

Nga Struktura D.V.P. Shkodër është bërë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit të 35 vjeçarit Fatjon Karmeshtna, banues në Shkodër.

Ndalimi i tij u bë pasi gjatë hetimeve të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë ka dyshime të bazuara në prova ligjore, se ky shtetas është bashkëpunëtorë në vrasjen e gruas Suela Sulaj.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale të “Vrasje në marrëdhënie familjare, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 79/c e 25 i Kodit Penal.

Bashkëpunëtori i arrestuar ditën e djeshme në Shkodër, ka ndihmuar Sadetin Sulën për të vrarë gruan e tij Sulelën nga fshati Melgushe i Shkodrës, në tualetin e biznesit. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2016, burri ëshë kapur ndërsa bashkëpunëtori u kap ditën e djeshme.


cifti sula
Çifti Sula

Redaksia Online 
A.Gj/Shqiptarja.com