SHKODËR - Katër pjesëtarë të së njëjtës familje u arrestuan nga policia e Shkodrës pasi kishin mbjellë në oborrin e banesës së tyre lëndë narkotike kanabisi.

Nikollë Marashi, 62 vjeç,  Florjan  Marashi, 27 vjeç, Altin  Marashi 38 vje dhe Ervin marashi 19 vjeç u vunë në pranga pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre policia gjeti brenda rrethimit të banesës një parcelë me bimë narkotike kanabis sativa.  Po ashtu, u gjetën dhe sekuestruan 2 thasë  me material bimor të thatë me boçe, me peshë 1 kg 163 gr, 4 pako  me peshë 1 kg e 960.8 gr ku brënda tyre ka material në formë boce si ajo e lëndës narkotike Mariuanë.
 
Prokuroria e Shkodrës po vijon hetimet për veprën penale të “Prodhim dhe shitje narkotikesh” si dhe “Kultivim të bimëve narkotike në bashkëpunim”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)