Policia Rrugore vijon aksionin për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore si dhe për aplikimin e masave ndëshkuese për shkelësit e Kodit Rrugor.

Konkretisht policia rrugore gjatë 72 orëve të fundit ka arrestuar 10 drejtues mjeti nga të cilët 5 udhëtonin në gjendje të dehur dhe pesë të tjerë udhëtonin pa u pajisur me leje drejtimi.

Polcia ka ndëshkuar 492 qytetarë për mos vendosje të rripit të sigurimit.

Gjithashtu po gjatë fundjavës janë vendosur gjithsej për shkelje të ndryshme 4.098 masa administrative.

Janë pezulluar gjithsej 62 Leje Drejtimi, nga këto 16 për alkool, 33 për shpejtësi dhe 13 për semafor e shkelje të ndryshme.

Janë vendosur 63 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, 

123 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit,

Si dhe 690 masa administrative për shpejtësi.

Si dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna për parandalimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Interesante shpesh janë dhe dialoget mes policëve dhe shoferëve të dehur.
Polici: Të lutem, çelsat e makinës, veri këtu sipër!

Qytetari: Po!

Polici: Atëhere, testin e parë e bëmë. Ju ka dalë 1.02 mlg/litër. Do bëjmë për 5 minuta dhe një test tjetër.

Pas 5 minutash.

Polici: Zotëri, edhe një herë tjetër, të lutem.

Fryji si herë e parë, fryji fort.

Polici: 1.03 mlg/litër. Kësaj radhë u ngrit.

Qytetari: Po.

Polici: Qëndroni aty mos lëvizni! Eklipsi, 84, Eklipsi. Dërgoni një patrullë se kemi një rast me alkool mbi përqindjen.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com