Pranga biznesmenit do të vriste
rivalin në “Porto Palermo”

Pranga biznesmenit do të vriste<br />rivalin në “Porto Palermo”
TIRANE- Monopolizimi i tregut të gazit në një dorë të vetme, ka shtyrë pronarin e kompanisë “Prima Gas Albania” SHA, të kontraktojë një nga bandat më të frikshme të ekzekutimeve me pagesë, me qëllim eleminimin fizik të kundërshtarit të tij në biznes, bosin Pirro Bare. Kontrata është lidhur mes Ilir Kaçinit, pronarin e “Prima Gas Albania” ShA dhe kapobandës së grupit kriminal Andon ose Erjon Mëhillajt, i cili ka marrë përsipër që kundrejt shumës 120 mijë euro, të vriste me anën e Julian Sinanaj dhe Ndriçim Gjokonës, Baren. Qëllimi i kësaj vrasje tipike mafioze, ishte hapja e rrugës për biznesmenin fierak të gazit Ilir Kaçini, i cili prej disa vitesh kishte hyrë në konflikt me Pirro Baren, për shkak se ky i fundit nuk lejonte shkarkimin e anijeve me gaz në Porto Romano.

Si rezultat i bblokimit të anijeve me gaz në Porto Romana, Kaçini humbte në një ditë 14 mijë dollar, ndërkohë që në 12 ditë Kaçini ka humbur 140 mijë dollarë, kjo si rezultat i qërasë së anijes çisternë, dhe detyrimeve të tjara financiare. Këto humbje kanë ndodhur në gushtin e 2011, ndërkohë që në 25 gusht të po këtij viti kompania e Ilir Kaçinit, ka bërë ankesë tek Autoriteti i Konkurencës, dhe se ky i fundit ka marrë masën e përkohshme duke detyruar “Porto Romano” SHA të bëjë të mundur përpunimin e anijes me GLN të sjellë nga ndërmarrja “Prima Gas Albania” SHA në mënyrë të menjëhershme dhe jo me vonë se 5 (pesë) ditë nga njoftimi i këtij vendimi.

C’filitja në port
Anije me 1500 ton gaz vijnë për llogari të komapnisë “Prima Gas Albania”. Në shumicën e rasteve këto anije qëndrojnë në Porto Romano të ankoruara, si pasojë e mospranimit nga Piro Bare, të shkarkojnë lëngun e gazit në depozitat që zotërohen nga biznesmeni fierak Ilir Kaçini. Sipas ankimeve që ka bërë në Autoritetin e Konkurencës, rezulton se Piro Bare që zoteron portin e Porto Romanos, i kërkon dokumenta shtesë, jashtë rregullave ligjorë. Për të bërë të mundur shkarkimin e anijeve me GLN në portin “Porto Romano”, përveç dokumenteve të parashikuara me ligj, Bare kërkon dhe dokumenta të tjera shtesë që janë:

Leje shfrytëzimi për stacionin e depozitimit të gazit të lëngshëm, vërtetim teknik për konformitetin e linjave të transportit të lëndëve djegëse dhe depozitave të lëshuara nga IQT, licencën e ushtrimit të aktivitetit,akt kolaudimin e stacion depozitimit. Këto dokumente nuk përmenden në rregullore. Në këtë mënyrë ndërmarrja “Romano Port SHA”, me pronësi të Piro Bares, vendos të tejkalojë detyrimet ligjore duke kërkuar dokumenta shtesë, të cilat i vendosin operatorët në kushte të pabarabarta tregtimi dhe sorollarje. Për ti dhënë fund këtij kalvari, Kaçini ka vendosur ta vrasë Baren, duke paguar shumën prej 120 mijë euro.

Monopoli i portit
Shërbimin e ngarkim-shkarkimit në rrugë detare në zonën e Porto Romanos e ofron vetëm “Romano Port” e Piro Bares. Pra, depozitat që janë ndërtuar nga ana e ndërmarrjeve të liçencuara në importin dhe tregtimin me shumicë të GLN-së në zonën e Porto Romanos, mund ta marrin shërbimin e ngarkim shkarkimit vetëm nga ndërmarrja “Romano Port” SHA, e cila si rrjedhim zotëron 100 për qind të tregut përkatës.

30 vjet konçesion
Ish-kryeministri Fatos Nano, në vitin 2004 i ka dhënë me konçesion për 30 vjet Portin e Romanos, biznesmenit Piro Bare. Ky i fundit duke shfrytëzuar këtë hapësirë kohore ka ngritur monopolin e gazit në vend.
 
Jo port tjetër
 Sipas kësaj kontrate, për periudhën kohore në vijimësi nuk mund të ndërtohen në gjirin e Porto Romanos porte të tjera. Pra,tregu i ofrimit të shërbimit të ngarkim- shkarkimit të GLN-së në rrugë detare ka pengesë ligjore në hyrje.

piro bare vendimi i konkurrences

Shkrimi u publikua sot (02.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve