QAFE-THANE Arrestohet në kufi shtetasi bullgar, pasi falsifikoi dokumentat e një kosovari për ta cuar atë drejt Italisë. Policia e Korcës bën të ditur se është vënë në pranga 43 vjecari me shtetësi bullgare, Evgeni Puriev, lindur dhe banues në Bullgari. Dyshohet se shtetasi bullgar ka ndihmuar një shtetas kosovar për të kaluar kufirin në drejtim të Italisë, duke i foruar atij dokumenta të fallsifikuara, në funskion të këtij qëllimi.
Autoritetet shqiptare e akuzojnë tashmë 43 vjecarin bullgar për falsifikim të dokumentave si dhe dhënie të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit. Ndalimi i shtetasit bullgar u bë në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës në daljë nga Shqipëria. Ndërkaq është njoftuar edhe policia e Durrësit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com