Arrestohet Laver Dupi, 52 vjeç, Drejtori i IMTV-së pranë Bashkisë Lushnje për ‘’korrupsion pasiv’’.
Dupi i ka kërkuar 100.00 lekë një personi me inciale N.Sh për ekzekutimin e një vendimi gjyqësor. Drejtori u denoncua në një emsion investigativ. Ai u filmua teksa i kërkonte 1 milion lekë për ekzekutimin e vendimit të gjykatës dhe kompletimin e shtëpisë me perde të reja.
Ky ishte pazari qe bënte Dupi me një qytetare në këtë qytet e cila prej vitesh është duke kërkuar nëpër dyert e gjykatave dhe të Bashkisë së Lushnjes pronën që i ka lënë babai.
Sektori për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore te Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë Lushnje, pas një hetimi dy javor ka vënë në pranga Dupin.
Gjykata e Shkallës së parë në Lushnje dha masën ‘’Arrest me burg’’ për Drejtorin e IMTV-së.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com