Pranga drejtorit të SHISH, vodhi 
energjinë për lokalin në Laprakë

TIRANE – Drejtori i Krimit Ekonomik në Shërbimin Informativ Shtetëror, Pjetër Kaçi është prangosur nga policia e shtetit nën akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike.

Ky fakt konfirmohet për A1 Report nga burime pranë Policisë së Shtetit, të cilat thanë se Kaçi është prangosur rreth orës 23:00 të mbrëmjes të së hënës, teksa në lokalin e tij është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Vartësi i Visho Ajazi Likës aktualisht ndodhet në ambientet e izolimit në Komisariatin numër 2 në Tiranë, teksa pritet që të mërkurën të dalë para gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë.

Kaçi rezulton që në Shërbimin Informativ Shtetëror të mbajë një nga postet kyçe duke qenë dhe i besuari i kreut aktual të SHISH, Visho Ajazi Likës, ndërsa në terren inspektorët e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe policia kanë konstatuar lidhjen e paligjshme në lokalin e tij.

Menjëherë pas arrestimit, policia bënë me dije se ka njoftuar Shërbimin Informativ Shtetëror dhe vetë kreun e saj Visho Ajazi Lika, teksa ka kërkuar që ndaj Drejtorit të Krimit Ekonomik të merret dhe masë administrative për shkeljen e konstatuar si vepër penale ajo e vjedhjes së energjisë elektrike.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetaj