Fansat shpesh kthehen në armiq të artistëve. Një situatë e ngjashme i ka ndodhur ditët e fundit Madonës, e cila është ndier nën kërcënimin e vazhdueshëm të një fansi, duke u detyruar ta denoncojë në polici. Kjo e fundit arrestoi një person 31- vjeçar gjatë operacioni të quajtur “Madonaliks”, me pretendimin se ai ishte kthyer në kërcënim për jetën private të artistes. Në deklaratën për shtyp policia spanjolle pranoi se arrestuari ishte adhurues i Madonës dhe se në fund të muajit nëntor, ai kishte postuar në internet versionin demo të këngës “Give me all your lovin”. Kjo e nervozoi këngëtaren, pasi kënga duhej të ishte publikohej në janar të vitit të ardhshëm, ndërsa fansi e kishte nxjerrë atë në internet, duke e detyruar atë t’i drejtohej policisë.