TIRANE- Policia e Tiranës ka arrestuar mesditën e të martës ish-gardistin Fatos Skeja. Bashkë me të është shoqëruar në pranga edhe Gojart Loci.
Dy të arrestuarit akuzohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për gjobëvënie prej 10 milionë lekë të reja një biznesmeni shqiptaro-amerikan, i cili ka edhe lidhje familjare me Skejën.
Për të njëjtën akuzë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte marrë në mungesë dhe në fshehtësi në gjykatë masën e arrestit me burg për ish-gardistin.
Skeja ka qenë pjesë e truprojave të ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe u bë i njohur kur u denoncua dhe u përfshi në një process gjyqësor me vëllain e vitktimës së 21 Janarit, Hekuran Dedës, që e denoncoi se ishte dërguar nga ish-kryeministri me kërkesën që të takohej me familjarët e Hekuranit.

(Në foto: Me rreth të kuq ish-gardisti Fatos Skeja duke shoqëruar ish-kryeministrin Berisha dhe kryetarin e PD, Basha në protestën e parë të PD-së sapo kaloi në opozitë, me 11 nentor 2013 përballë kryeministrisë)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Skeja,historia e gjobës 10 mln lekë nisi me plumb