Pranga mashtruesit: Për 11 mijë
euro do të bëj deputete

Pranga mashtruesit: Për 11 mijë<br />euro do të bëj deputete
Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup ka ngritur padi penale për shtetasin B.K., 35 vjeç, banues në Prilep, pasi është vërtetuar se ka mashtuar një qytetare të Velesit duke i marrë 11 mijë euro.
 
B.K i ka premtuar qytetares se do ta bënte deputete në Kuvendin e Maqedonisë, si edhe koordinatore të komunës për një parti politike nëse ajo i paguante shifrën prej 11 mijë eurosh.
 
Ky rast është denoncuar në policinë e Shkupit nga familjarët e gruas së mashtruar.
 
Policia ka vërtetuar gënjeshtrën dhe pagesën prej 11 mijë euro që i është dhënë për ta bërë atë deputete.
 
Redaksia Online
a.d/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit