Administratori i ish Universitetit Kristal Ahmet Mucaj kishte ruajtur vulën e Universitetit si dhe numrat e amzës. Pikërisht duke përdorur këto dy të dhëna, ish-administratori vijonte të lëshonte diploma të ciklit 3-vjecar, me datën kur Universiteti Kristal vijonte aktivitetin. Duke ju referuar burimeve policore, ish-administratori shënonte që data e lëshimit të diplomave ka qenë para 2014-së, pasi në gusht të 2014-së Universiteti Kristal është mbyllur me vendim të qeverisë Rama, pikërisht për shitjen e diplomave, por pavarësisht këtij fakti, Muçaj në muajt e fundit kishte vijuar që të shiste diploma. Ahmet Mucaj ishte kontaktuar nga një femër për diplomë në fushën e Drejtësisë.
Biznesmeni ja ka përgatitur diplomën dhe i ka thënë se duhej të paguante 2500 euro. Pikërisht në momentin kur do dorëzohej diploma dhe do paguheshin 2500 euro, Ahmet Mucaj është arrestuar nga Policia. Në kërkim është shpallur edhe një person tjetër me inicialet Y.P, i cili dyshohet se i gjente klientë Ahmet Mucajt. Vetëm muajt e fundit Mucaj u ka shitur disa personave diploma në fushat e Drejtësisë dhe Ekonomisë, duke shënuar data kur Universiteti Kristal ishte i hapur.
Pronari i ish-Universitetit Kristal akuzohet nga Prokuroria për “Korrupsion Pasiv në sektorin privat”, një vepër penale që parashikon dënim deri në 3 vite burg. Universiteti Kristal gjatë kohës që ushtronte aktivitetin dyshohet se ka lëshuar diploma për student që as nuk kishin shkuar në mësim, kjo ka qenë edhe arsyeja pse u mbyll. Madje edhe djali i Umberto Bosit të Lega Nord në Itali, Renzo Bosi është pajisur me diplomë nga Universiteti Kristal në 2010, pa ardhur fare në Tiranë.
Njoftimi i plotë/ Prokuroria Prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane
Prokuroria Prane Gjykates se Shkalles se Pare ka regjistruar procedimin penal nr. 741 date 22.01.2018, lidhur me referimin e bere nga Drejtoria Vendore e Policise Tirane, per dyshime ne dhenien e diplomave te falsifikuara. Ne kuader te ketij hetimi, Drejtoria Vendore e Policise Tirane, ne bashkepunim me Prokurorine, kane arrestuar ne flagrance shtetasin Ahmet Mucaj, ish administrator i Universitetit “Kristal”, per vepren penale “Korrupsioni pasiv ne sektorin privat”, parashikuar nga neni 164/b i Kodit Penal, i cili eshte kapur ne kushtet e flagrances duke i dorezuar nje shtetaseje nje diplome te nivelit “Bachelor”, dega “Drejtesi”, kundrejt marrjes se nje vlere monetare.
d.b/shqiptarja.com

VIDEO
">











