Policia Ushtarake e Uzinës të Mjekësit dhe ajo e qytetit të Elbasanit kanë mundur të arrestojnë në flagrancë shtetasin Fatmir Lushaj, 53 vjeç, me detyrë supervizor në Uzinën e Mjekësisë, i cili trafikonte muncionet e ushtrisë. Lushaj i lindur në Vlorë dhe banues në lagjen “Luigj Gurakuqi” në elbasan, kishte përgjegjësinë për demontimin e lëndëve plasëse.
53-vjeçarit Lushaj iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 800 copë kapsolla plasëse detonatorë elektrikë dhe 600 copë kapsolla plasëse detonatorë me fitil.
Gjithashtu pas kontrollti të banesës së tij, u gjetën 400 copë të tjera kapsolla plasëse detonatorë elektrike. Në total u sekuestruan 1200 kapsolla plasëse detonatorë elektrike dhe 600 copë kapsolla plasëse detonatorë me fitil.
Fatmir Lushaj akuzohet për veprat penale “trafikimi i lëndëve plasëse dhe eksplozivëve”, “mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, si dhe “vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com