Pranga specialistes së
Ministrisë së Financave

Një specialiste e Ministrisë së Financave arrestohet me akuzën për korrupsion. Alketa Broci specialiste në këtë ministrri, shtetasi Petrit Peplokaj dhe arkëtarja e Postës së Shkodrës Rajmonda Juka. Kjo e fundit u kap ndërsa i ofronte para në flagrancë specialistes së Ministrisë së Financave të mbyllnin një çështje gjyqësore ndaj saj me akuzën “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, por të tre personazhet u arrestuan në flagrancë.

Menjëherë, pas realizimit të dorëzimit të parave, oficere të Policisë Gjyqësore, kanë realizuar arrestimin në flagrancë te shtetasve Petrit Pepkolaj dhe Alketa Broci, persona nën hetim për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer ne bashkëpunim dhe e parashikuar nga neni 145/2 i K.Penal.

Po ashtu, në momentin e arrestimit të dy personave te mësipërm, shtetasit Petrit Pepkolaj iu sekuestrua edhe shuma e parave prej 15.000 Euro, e dorëzuar nga shtetesja Alketa Broci (e kerkuar shtetases Rajmonda Juka).

Me urdhër të Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër, është bërë edhe ndalimi i shtetases Rajmonda Juka, person nën hetim edhe per vepren penale te parashikuar nga neni 245/1 i K.Penal (“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”).
Prokuroria vazhdon hetimet edhe për veprat e tjera penale për të cilat po hetohet arkëtarja shkodrane.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futbollisti shqiptar në histori, i shënon PSG-së pas vetëm tre minutave lojë! Kupa e Francës sjell çudira

VIDEO/ Futbollisti shqiptar në histori, i shënon PSG-së pas vetëm tre minutave lojë! Kupa e Francës sjell çudira