Pranga studentit, në konvikt iu gjet
pistoletë dhe krehër me fishekë

Pranga studentit, në konvikt iu gjet<br />pistoletë dhe krehër me fishekë
GJIROKASTËR- Një student 17-vjeç u arrestua sot në mesditë pasi në dhomën e konviktit në Gjirokastër i është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me 7 fishekë.
 
Sipas policisë së Gjirokastërës, “gjatë një kontrolli në dhomën ku ishte i akomoduar shtetasi M.B, 17 vjeç nga Tepelena, nxënës në vitin e dytë në Shkollën Industriale, poshtë batanies në krevatin ku flinte u gjet një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me 7 fishekë”.
 
Pas gjetjes së mejteve të zjarrit, policia arrestoi 17-vjeçarin ndërsa sekuestroi edhe armën edhe fishëkët në cilësin e provës materiale. Studenti me iniciale M.B nga Tepelena do të gjykohet për veprën penale “Prodhim dhe mbajtie pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.
 
Sipas policisë së Gjirokastrës, arrestimi i studentit u arrit gjatë një kontrolli në konviktin e Shkollës Industriale në zbatim të intensifikimit të masave në drejtim të parandalimit, zbulimit, dokumentimit  dhe goditjes se veprimtarise kriminale si dhe armbajties pa leje.
 
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

'Ligjet' ngrihet nënkomisionit për vakancat në KLP e KLGJ, Alibeaj: Doni të emëroni njerëzit tuaj për të kapur kreun e SPAK

'Ligjet' ngrihet nënkomisionit për vakancat në KLP e KLGJ, Alibeaj: Doni të emëroni njerëzit tuaj për të kapur kreun e SPAK