Kryeministri Edi Rama përmes një tjetër statusi në faqen e tij në Facebook ka ftuar qytetarët që të ngrenë krye ndaj padrejtësive që u bëhen nga punonjësit e administratës publike.
 
Duke iu referuar rastit të dy tatimorëve të arrestuar pasi u denoncuan nga një biznesmene tek profili i tij në FB Rama shprehet se, ‘i madh e i vogël, të ngremë krye ndaj këtij soji’.

Ai po ashtu ka publikuar edhe videon e arrestimit të tatimorëve.