ROMË – Një shqiptar, i akuzuar për trafik droge rreth një vit më pare, ka përfunduar në prangat e drejtësisë italiane. Buljan Hakani, 25 vjeç dhe banues në Altino (Chieti) është arrestuar pas një operacioni policor një ditë më parë.
Prej më shumë se një viti ai fshihej mes Shqipërisë dhe zonave në veri të Italisë. Burimet policore thanë se i riu, i ka shpëtuar gjatë kësaj kohe kontrollove të uniformave blu duke përdorur një pasaportë bullgare me identitet të rremë.
25 vjeçari u arrestua në një punishte përpunimi, e ku banonte me disa bashkëatdhetarë të tij, të cilët edhe këtë herë janë përpjekur që ta fshehin. Policia i ka vënë prangat edhe çiftit, i cili strehonte Buljan Hakanin.
I riu ndodhet në ambientet e burgut të Rebibbia ku pritet të vuajë edhe dënimin prej 9 vitesh burg të dhënë nga Gjykata e Chieti. Nga ana tjetër, çifti që fshehu trafikantin e drogës është në pritje të vendimit që do të japë drejtësia italiane.
/Shqiptarja.com