FIER - Policia ka arrestuar vrasësin e dyshuar të biznesmenit 40 vjeçar fierak, Spartak Spaho.
Burimet zyrtare të policisë së qytetit konfirmuan se i janë vënë prangat Agim Hykës, i cili sipas hetimeve të deritanishme dyshohet se ka ekzekutuar me 14 plumba biznesmenin më 1 dhjetor.
Sipas policisë, pista ku po punohet deri më tani është hakmarrje. Kjo, nisur nga fakti se babai i Agim Hykës është vrarë disa vite më parë.
Biznesmeni, pronar i një lokali në qafën e Koshovicës, i një hoteli dhe ndertues, u qëllua me automatik nga një makinë në të cilën gjendeshin dy persona, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Të shtënat plagosën edhe dy kalimtarë, Leonard Tolli dhe Dritan Yzeiraj.
/Shqiptarja.com